Gjithmonë shumë për të bërë
1 Populli i Jehovait është një popull i zënë me punë. Ne kemi shumë detyrime në lidhje me familjen tonë, punën dhe shkollën. Dhe mbi të gjitha, kemi gjithmonë «shumë për të bërë në veprën e Zotërisë». (1. Kor. 15:58, BR) Ka mbledhje të përjavshme kongregacioni për t’u përgatitur dhe për të marrë pjesë. Ne jemi të inkurajuar që të mos lejojmë të kalojë një javë pa ndarë diçka në shërbimin në fushë. Duhet të vendosim rregullisht kohë të mjaftueshme për studimin personal dhe familjar të Biblës. Pleqtë dhe shërbëtorët ndihmës kanë shumë caktime në kongregacion. Herë pas here kërkojmë për të ndihmuar ata që e meritojnë të cilët janë në nevojë. Më tutje, kemi edhe detyrime të tjera
2 Me raste, disa nga ne ndihen të dërrmuar nga të gjitha këto që kemi për të bërë. Megjithatë, populli i zënë mund të jetë i lumtur nëse mban drejtpeshim dhe perspektivë të përshtatshme.—Eklis. 3:12, 13.
3 Apostulli Pavël ishtë një nga ata që kishte shumë për të bërë. Ndërsa kujdesej për nevojat e tij personale duke punuar në botë si tenda-bërës, ai punoi më tepër se apostujt e tjerë. Punoi pa u lodhur si një ungjilltar, duke predikuar publikisht dhe nga shtëpia në shtëpi, ndërsa nuk la pas dore përgjegjësitë e tij si barì i kopesë. (Vep. 20:20, 21, 31, 34, 35) Krahas një programi të ngjeshur, Pavli ishte gjithmonë i padurueshëm për të bërë më shumë në shërbim të Jehovait.—Krahaso Romakëve 1:13-15.
4 Pavli mbajti drejtpeshimin e tij dhe një zemër të lumtur, duke u mbështetur për fuqi tek Jehovai. Ai bëri që shërbimi i tij të ishte shpërblyes dhe i kënaqshëm. (Filip. 4:13) Ai e dinte se Perëndia nuk do ta harronte veprën e tij. (Hebr. 6:10) Gëzimi për të ndihmuar të tjerët që të njohin Jehovain i jepte atij energji. (1. Sel. 2:19, 20) Siguria e realizimit të shpresës së bazuar në Bibël, e nxiti atë që të mbetej i palodhur.—Hebr. 6:11.
5 Gjithashtu, ne duhet t’i konsiderojmë të mira këto rezultate nga veprat tona. Prania dhe pjesëmarrja jonë në mbledhjet e përjavshme shërben për të ndërtuar dhe inkurajuar të tjerët. (Hebr. 10:24, 25) Përpjekjet tona të sinqerta për të arritur të gjithë me lajmin e mirë, kontribuon në përparimin e kongregacionit, d.m.th. kultivohet interesi dhe persona të tjerë shoqërohen me ne. (Gjon. 15:8) Duke ndihmuar të tjerët që janë në nevojë, nxitet një frymë afrimiteti ngjashëm një familjeje në kongregacion. (Jak. 1:27) Përveç kësaj ashtu si Pavli, ne nuk duhet të harrojmë kurrë se të qenët të zënë në vepra me vlerë është vullneti që i pëlqen Perëndisë Jehova. T’i shërbejmë atij, është një privilegj i madh. Për ne nuk ka mënyrë jetese më të mirë!
6 Ekziston një dobi tjetër kur kemi shumë për të bërë. Kur ne jemi të zënë, ndjekim një rutinë të shëndetshme frymore dhe koha duket sikur ikën shumë shpejt. Duke kuptuar se çdo ditë që kalon na çon më afër botës së re, ne e pranojmë me gëzim jetën e zënë dhe të qëllimshme që gëzojmë tani. Gjithashtu, kuptojmë mençurinë e të qëndruarit të zënë, sepse kemi më pak kohë për t’u marrë me qëllimet e padobishme të botës.—Efes. 5:15, 16.
7 Sigurisht, ka shumë për të bërë në veprën e Zotërisë. Por ne mund të mbetemi të lumtur nëse vazhdojmë të besojmë në Perëndinë Jehova dhe në Jezu Krishtin, i cili e bën shërbimin tonë freskues dhe shpërblyes.—Mat. 11:28-30; 1. Gjon. 5:3.