Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në janar: Çdo libër dhe broshurë që kongregacioni mund të ketë në dispozicion. Shkurt: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Mars: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Prill: Kopje të veçanta të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! Kur gjatë rivizitave gjendet interes, mund të ofrohen pajtime. SHËNIM: Kongregacionet që nuk i kanë porositur këto botime për fushatën, duhet t’i porositin në kërkesën e ardhshme mujore të literaturës, duke përdorur formularin e përshtatshëm.
◼ Kongregacionet duhet të bëjnë rregullimet e përshtatshme për të kremtuar Përkujtimin, që këtë vit është të premten, më 2 prill pas perëndimit të diellit. Megjithëse është e dëshirueshme që secili kongregacion të bëjë një kremtim më vete të Përkujtimit, kjo mund të mos jetë gjithmonë e mundshme. Kur një numër kongregacionesh përdorin rregullisht të njëjtën Sallë Mbretërie, ndoshta një ose më shumë kongregacione mund të sigurojnë përdorimin e një ndërtese tjetër për atë mbrëmje. Përkujtimi nuk duhet filluar aq vonë sa të interesuarit e rinj ta shohin si të papërshtatshme për ta ndjekur. Gjithashtu, programi nuk duhet të jetë aq i ngjeshur sa të mos ketë kohë as përpara dhe as pas kremtimit për të përshëndetur vizitorët, për të bërë rregullimet për dhënien e mbështetjes së vazhdueshme frymore disave apo për të gëzuar një shkëmbim të përgjithshëm inkurajimi. Pas shqyrtimit të plotë të të gjithë faktorëve, pleqtë duhet të vendosin se cilat do të ishin rregullimet më të mira për të ndihmuar ata që ndjekin Përkujtimin, në mënyrë që të përfitojnë plotësisht nga rasti.
◼ Fjalimi publik i sezonit të Përkujtimit për vitin 1996 do të mbahet të dielën më 21 prill. Tema e fjalimit do të jetë: «Të qëndrojmë të pafajshëm në mes të një brezi të padrejtë.» Do të sigurohet një skemë. Ato kongregacione që kanë vizitën e mbikëqyrësit qarkor, asamblenë qarkore, apo ditën e asamblesë speciale do ta kenë fjalimin special javën pasuese. Asnjë kongregacion nuk do ta mbajë fjalimin special përpara 21 prillit.
◼ Duke filluar në shkurt dhe jo më vonë se 3 marsi, fjalimi i ri publik për mbikëqyrësit qarkorë do të jetë: «Një kongregacion besnik nën udhëheqjen e Krishtit.»
◼ Njëkohësisht, botimet mujore të Kullës së Rojës do të prodhohen në gjuhët: çitonge, isoke dhe luvale, duke filluar me numrin e 1 janarit 1996.
◼ Videokaseta të reja në dispozicion
Njohuria që të çon në jetën e përhershme (Vëllimi 1, kapitujt 1-3)—Gjuha: amerikane me shenja
Bibla—Histori e saktë, profeci e besueshme—Gjuha: koreane