Mbledhjet e Shërbimit për janarin
Java që fillon më 1 janar
Kënga 18 (162)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
17 min.: «Prediko me mendjehollësi.» Shqyrto pikat kryesore dhe përgatit një ose dy demonstrime.
18 min.: Pengesa që mund të kalohen. Një plak mban këtë fjalim të bazuar në Kullën e Rojës të 15 tetorit 1995, faqe 21-24. Të aplikohet materiali në mënyrë praktike për kongregacionin.
Kënga 15 (127) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 8 janar
Kënga 9 (37)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Bëj një lavdërim të përshtatshëm për mbështetjen financiare të siguruar për veprën botërore të predikimit të lajmit të mirë si dhe për veprën e zonës.
15 min.: Vlera mbrojtëse e kartës Deklaratë/Shfajësim Mjekësor i Mëparshëm. Një plak të shqyrtojë me kongregacionin rëndësinë e plotësimit nga ana e secilit në mënyrë të përshtatshme të kësaj karte, rëndësinë e mbajtjes së saj gjithmonë me vete, si edhe nevojën që fëmijët të kenë Kartën e Identitetit gjithmonë me vete. Siç sugjeron dhe titulli i kartës, ajo siguron njoftim paraprak mbi atë që pranojmë (ose nuk pranojmë) si ndihmë mjekësore. Përse duhet bërë çdo vit? Një dokument i përditësuar është më bindës se një që mund të konsiderohet i vjetër apo që nuk pasqyron më bindjet e personit. Dokumenti flet për ty nëse ti nuk je në gjendje të flasësh për veten. Kartat duhet të shpërndahen që këtë mbrëmje. Ato duhet të plotësohen me kujdes në shtëpi, por nuk duhen firmosur. Siç është bërë gjatë dy viteve të fundit, firmosja dhe dëshmimi do të bëhet në studimin e librit të kongregacionit që ndodhet në zonën tuaj, nën mbikëqyrjen e drejtuesve të studimit të librit. Ata që firmosin si dëshmitarë duhet të shohin faktikisht vetë personin duke firmosur kartën e tij. Kjo do të bëhet në studimin e librit gjatë javës së 15 janarit. (Për më shumë hollësira në mënyrën e veprimit, shiko faqen 2 të fletushkës Shërbimi ynë i Mbretërisë të prillit 1994. Shiko gjithashtu letrën e 15 tetorit 1991.) Këtë kartë mund ta mbushin të gjithë ata që janë lajmëtarë të pagëzuar. Lajmëtarët e papagëzuar, duke e përshtatur gjuhën e kësaj karte me rrethanat dhe bindjet e tyre, po të duan mund ta shkruajnë vetë vendimin e tyre. Prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët e tyre të papagëzuar që të plotësojnë Kartën e Identitetit.
20 min.: «Jini bërës, jo vetëm dëgjues.» Me pyetje dhe përgjigje.
Kënga 12 (113) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 15 janar
Kënga 20 (93)
12 min.: Njoftime lokale. Shqyrto shkurtimisht problemin në rritje të mos gjetjes në shtëpi të njerëzve. Inkurajoji lajmëtarët që të gjejnë kohë duke marrë iniciativën për t’iu afruar njerëzve që janë duke ecur, që qëndrojnë në trotuar apo të ulur në makinat e tyre.
15 min.: Nevoja lokale.
18 min.: «Kthehu për të shpëtuar disa.» Rishiko prezantimet e sugjeruara. Kujto synimin për të filluar studime biblike me librin e ri, Njohuria që të çon në jetën e përhershme.
Kënga 8 (53) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 22 janar
Kënga 23 (200)
5 min.: Njoftime lokale.
20 min.: «Përfito nga Shkolla e Shërbimit Teokratik për 1996—Pjesa I.» Fjalim i mbikëqyrësit të shkollës. Rishiko udhëzimet e dhëna për fjalimet e studentëve në, Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik, që tregohet në fletushkën Shërbimi ynë i Mbretërisë, të muajit tetor 1995.
20 min.: «Fol me guxim!» Fjalim dhe bisedë e mbajtur nga një plak. Rishiko rregullimet për shërbimin e së dielës në zonën tuaj. Bëj lavdërimin për mbështetje të mirë dhe ofro sugjerime mbi aspektet ku përparimi është i nevojshëm.
Kënga 3 (32) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 29 janar
Kënga 4 (43)
10 min.: Njoftime lokale.
15 min.: Dëshmia gjatë motit të ashpër. Shumicës i duhet të përballojë të ftohtin e madh, borën e madhe apo shirat gjatë muajve të dimrit. Një grup prej tre apo katër lajmëtarësh të shqyrtojnë se si mund të arrijnë të ruajnë një pjesëmarrje të mirë në shërbim pavarësisht nga moti i keq. Shumica e kongregacioneve punojnë territoret e fshatrave gjatë muajve të verës, përqendrohen në territorin e qytetit gjatë dimrit dhe i bëjnë mbledhjet e shërbimit në territor për të shkurtuar udhëtimet e tepërta. Për ditët e këqija, disa ruajnë pallate për të predikuar. Gjatë veprës nga shtëpia në shtëpi bëjnë herë-herë disa rivizita. Veshin rroba të përshtatshme që i mbajnë ngrohtë dhe që nuk e depërtojnë ujin. Kur nuk është e mençur të dilet jashtë shtëpisë, përdorin telefonin apo shkruajnë letra. Shqyrto ndonjë ide tjetër që shihet se është praktike për territorin tuaj.
20 min.: Të ofrojmë librin Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Rishiko paragrafët 9 dhe 10 në faqet 10-11, duke treguar se përse ky libër është i nevojshëm. Inkurajoji lajmëtarët që të kenë këto mendime në mendje pasi kështu do të kenë një bazë për të drejtuar bisedën në derë. Referoju përmbajtjes në faqen 5 dhe trego si mund të përdoret ajo për të dhënë një shikim të përgjithshëm mbi mënyrën se si është trajtuar argumenti. Tërhiq vëmendjen mbi ilustrimet e mahnitshme që gjenden brenda kapakut të parë e të fundit dhe se si mund të përdoren ato për të filluar një bisedë. Kujtoji të gjithë që të sigurojnë kopjet e nevojshme për t’i përdorur në shërbim këtë fund jave.
Kënga 16 (143) dhe lutja përmbyllëse.