BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/96 f. 3
  • Fol me guxim!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fol me guxim!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • ‘Ta themi fjalën e Perëndisë me guxim’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Imitoni Jezuin—Predikoni me guxim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Prediko lajmin e mirë kudo
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Të vazhdojmë të flasim me guxim për fjalën e Perëndisë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 1/96 f. 3

Fol me guxim!

1 Gjatë viteve të fundit, lajmëtarët në disa zona po ndeshin gjithnjë e më shumë vështirësi për të folur me njerëzit në shtëpitë e tyre. Shumë raportojnë se në territorin e tyre më shumë se 50 përqind e njerëzve nuk janë në shtëpi kur bëhen vizitat nga shtëpia në shtëpi. Si rezultat, shumica e kohës që shpenzohet nuk është e frytshme.

2 Vite më parë, njerëzit gjendeshin në shtëpi të dielën, e cila në përgjithësi konsiderohej si një ditë pushimi. Zakonet kanë ndryshuar. Sot, për njerëzit është e zakonshme të kenë një punë, të kujdesen për nevojat familjare të tilla si psonisja, ose të marrin pjesë në dëfrime të cilat gjithashtu i largojnë nga shtëpia. Prandaj, edhe të dielave, kontakti me njerëzit nga shtëpia në shtëpi është bërë një problem.

3 Kur njerëzit nuk janë në shtëpi, kuptohet qartë se janë diku tjetër. Pasi qëllimi ynë është që të bisedojmë me njerëzit, përse të mos flasim me ta aty ku i takojmë​—në rrugë, në pazar apo në vendin e punës. Zakoni i Pavlit ishte të afrohej «me ata që takonte» për t’u dhënë dëshmi. (Vep. 17:17) Kjo provoi se ishte një formë e frytshme dëshmie për atë kohë dhe është një formë e frytshme dëshmie edhe për ditët tona.

4 Kur shkojmë nga shtëpia në shtëpi, zakonisht i shohim njerëzit që shëtisin pa ndonjë qëllim apo ndoshta që presin dikë. Në një ditë të bukur, ata mund të jenë të ulur në stolin e një parku, ose duke riparuar apo pastruar makinën e tyre. Një buzëqeshje dashamirëse dhe një përshëndetje miqësore, mund të jetë e gjitha që na nevojitet për të filluar një bisedë. Nëse banojnë afër mund të përmendim madje se sapo i kemi kërkuar edhe në shtëpinë e tyre dhe se tani jemi të lumtur që kemi këtë rast për të folur me ta. Duke marrë iniciativën për të treguar pak më shumë guxim, shumë kanë gëzuar përvoja shpërblyese.

5 Guximi sjell rezultate: Një vëlla tregon se ai u afrohet njerëzve që kanë qëndruar, që presin autobusin, që shëtisin me nge, apo që qëndrojnë të ulur në makinën e tyre. Me një buzëqeshje të ngrohtë dhe një zë të gëzuar, ai u afrohet sikur të jetë një fqinj i afërt dhe që thjesht dëshiron t’u bëjë një vizitë. Në këtë mënyrë, jo vetëm që ka shpërndarë shumë literaturë por ka filluar edhe disa studime biblike.

6 Një tjetër vëlla me gruan e tij po predikonin nga shtëpia në shtëpi kur ndeshën një grua që po ecte duke mbajtur një çantë të madhe me ushqime. Ata filluan një bisedë me të duke e lavdëruar për kujdesin e saj në plotësimin e nevojave të familjes. «Por kush mund t’i plotësojë nevojat e njerëzimit?»​—e pyetën ata. Kjo gjë nxiti interesin e gruas. Një bisedë e shkurtër i hapi rrugën ftesës për në shtëpinë e saj, ku u fillua një studim biblik.

7 Prandaj, herën tjetër që je duke dëshmuar nga shtëpia në shtëpi, qoftë të dielën apo në një ditë tjetër të javës dhe shikon që njerëzit nuk janë në shtëpi, pse të mos marrësh pak më shumë guxim dhe t’u flasësh atyre aty ku i takon​—në rrugë apo kudo qoftë? (1. Sel. 2:2) Mund të kesh një shërbim edhe më të frytshëm dhe do të përjetosh një gëzim më të madh në shërbim.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo