BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/96 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për shtatorin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për shtatorin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Nëntema
  • Java që fillon më 2 shtator
  • Java që fillon më 9 shtator
  • Java që fillon më 16 shtator
  • Java që fillon më 23 shtator
  • Java që fillon më 30 shtator
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 9/96 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për shtatorin

Java që fillon më 2 shtator

Kënga 13 (124)

12 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi Ynë i Mbretërisë.

15 min.: «Ec nëpërmjet besimit.» Me pyetje dhe përgjigje.

18 min.: «Të prezantojmë lajmin e mirë me një qëndrim pozitiv.» Bëj vërejtjet e hapjes, duke u bazuar në paragrafin 1. Shpjego se si një ofertë alternative për librin Krijimi, mund të përdoret libri Të jetosh përgjithmonë, nëse kongregacioni ka ndonjë të tillë akoma. Më pas, trajto nga artikulli vetëm paragrafët 2-5. Bëj prezantime të përgatitura mirë, të cilat tregojnë se si të ofrojmë librin Krijimi, si të bëjmë rivizita dhe si të fillojmë një studim me librin Njohuria. Bëj një kujtesë për përmendjen e rregullimit të kontributeve.

Kënga 26 (212) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 9 shtator

Kënga 15 (127)

12 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Trajto «Prediko Mbretërinë».

18 min.: Rishiko raportin e shërbimit të kongregacionit për vitin e shërbimit 1996. Fjalim ndërtues dhe entuziast nga mbikëqyrësi i shërbimit. (Shiko librin Shërbimi ynë, faqet 100-102, angl.) Nxirr në pah ku kongregacioni ka vepruar mirë dhe jep lavdërime. Trego se në ç’mënyrë aktiviteti i pionierëve të rregullt dhe atyre ndihmës ka luajtur një rol të madh për ta ndihmuar veprën që të ecë përpara lokalisht. Përmend shifrat e pjesëmarrjes në mbledhje, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së rregullt. Nxirr në pah synimet praktike që kongregacioni mund të përpiqet të arrijë gjatë vitit që vjen.

15 min.: «Të prezantojmë lajmin e mirë me një qëndrim pozitiv.» Rishiko vetëm paragrafët 6-8 dhe bëj demonstrime për veprën nga dyqani në dyqan, si për vizitën e parë, ashtu edhe për rivizitën. Inkurajoji të gjithë që t’i bëjnë rivizitat e tyre pa humbur kohë.

Kënga 25 (204) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 16 shtator

Kënga 4 (43)

15 min.: Njoftime lokale. Përmend rezultatet e shkëlqyera që kanë dalë nga përdorimi i videos Dëshmitarët e Jehovait: Organizata pas emrit për të drejtuar personat e interesuar drejt organizatës. Trego shkurtimisht një ose dy përvoja nga revista Kulla e Rojës 1 tetor 1992, faqet 30-31, (angl.).

15 min.: «Ji shembull në të folur dhe në sjellje.» Me pyejte dhe përgjigje.

15 min.: Sjellja e krishterë në shkollë. Babai flet me djalin apo vajzën e tij për të vënë në dukje grackat serioze që përmban ambienti në shkollë; ai thekson nevojën për të pasur kujdes me shoqëritë dhe për të shmangur aktivitetet e dyshimta. Ai rishikon kutinë në faqen 24 të broshurës Arsimimi dhe shpjegon nevojën për të lënë një shembull të mirë si Dëshmitar. Babai përmend disa tundime që lindin, duke përfshirë përdorimin e drogave, shoqërimin me seksin e kundërt, pjesëmarrjen në grumbullimet me shokët apo frekuentimin e sporteve; ata bisedojnë se si të shmangin problemet. Babai e inkurajon të riun të mos ngurrojë për t’i besuar, kur të ketë vështirësi; ai dëshiron t’i dijë ato dhe të japë ndihmë.

Kënga 3 (32) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 23 shtator

Kënga 12 (113)

10 min.: Njoftime lokale. Ofro sugjerime mbi mënyrën se si të përmendim rregullimin e dhënies së kontributeve, kur ofrojmë literaturë, duke përfshirë fjalët e mëposhtme: «Literatura jonë ofrohet pa çmim, megjithatë ne pranojmë kontribute të vogla për të mbështetur veprën tonë mbarëbotërore.» «Shumë kanë pyetur se si mund të shpërndajmë literaturë pa asnjë pagesë; ne jemi të kënaqur që shumë njerëz, të cilët i çmojnë vlerat e saj ofrojnë kontribute të vogla për veprën tonë mbarëbotërore.» «Vepra jonë mbështetet nga kontribute vullnetare. Shumë njerëz që kënaqen nga leximi i literaturës sonë, japin një kontribut të vogël për të mbështetur këtë vepër të arsimimit biblik.» (Shiko fletushkën Shërbimi Ynë i Mbretërisë, mars 1994, faqe 7.) Shpjego përse është e rëndësishme që t’u jepet një mundësi personave të interesuar për të ndihmuar në mbështetjen e veprës sonë me rëndësi jetësore.

15 min.:  Nevoja lokale ose një fjalim i bazuar në artikullin «Vështro përtej gjërave që sheh!», në revistën Kulla e Rojës, 15 shkurt 1996, faqet 27-29.

20 min.: «Prediko lajmin e mirë kudo.» Pyetje dhe përgjigje. Trajto vetëm paragrafët 1-15. Lexo paragrafin 3 dhe 5. Përfshij përvoja lokale të atyre që kanë pasur sukses në dëshminë në rrugë apo nëpër mjetet e transportit publik.

Kënga 29 (222) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 30 shtator

Kënga 8 (53)

12 min.: Njoftime lokale. Trajto kutinë e pyetjes.

20 min.: «Prediko lajmin e mirë kudo.» Pyetje dhe përgjigje. Trajto paragrafët 16-35. Trego se si mund të zbatohen sugjerimet në territorin lokal. Demonstro paragrafët 23-25. Lexo paragrafët 34-35.

13 min.: Rishiko ofrimin e literaturës për muajin tetor. Do të nxirren në pah revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Gjatë rivizitave mund të ofrohen pajtime. Trajto pika të ndryshme, si (1) Qëllimi për të cilin botohen revistat, siç shpjegohet në faqet e fillimit. (2) Ato botohen në shumë gjuhë, duke e vënë në dispozicion njohurinë biblike në mbarë botën. (3) Kulla e Rojës është përgatitur për studim personal, familjar dhe si grup. (4) Ato lexohen nga njerëz që ndjekin shumë fe të ndryshme. (5) Ne ia lëmë personalisht numrin e fundit kujtdo që me sinqeritet dëshiron t’i lexojë ato. (6) Ato janë përgatitur veçanërisht për njerëzit e zënë me punë. (7) Kulla e Rojës është botuar që nga viti 1879; revista Zgjohuni! që nga viti 1919. (8) Ne i shpërndajmë ato pa pagesë. (Shiko Kullën e Rojës, faqe 2; Zgjohuni! faqe 4.)

Kënga 7 (51) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo