BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/96 f. 4
  • «Kjo do të thotë jetë e përhershme»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Kjo do të thotë jetë e përhershme»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Njohuria prej Perëndisë u përgjigjet shumë pyetjeve
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Duke përhapur njohurinë që çon në jetën e përhershme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Njohja e Perëndisë së vërtetë të çon në jetë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Ndihmo të tjerët të fitojnë njohurinë që të çon në jetë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 11/96 f. 4

«Kjo do të thotë jetë e përhershme»

1 Fjalët e Jezuit në Gjonin 17:3 duhen marrë seriozisht. Me to ai donte të thoshte se marrja e njohurisë për Perëndinë dhe Krishtin do të thotë jetë e përhershme. Por, a vjen shpërblimi i jetës së përhershme vetëm po të zotërojmë njohurinë për Jehovain dhe Jezuin? Jo. Izraelitët e dinin se Jehovai ishte Perëndia i tyre, por mënyra e tyre e jetesës nuk pasqyronte këtë bindje. Si rezultat, ata humbën favorin e tij. (Hoz. 4:1, 2, 6) Sot, miliona njerëz mund «të kenë zell për Perëndinë; por jo sipas njohurisë së saktë». (Rom. 10:2, BR) Ata duhet të arrijnë të njohin Jehovain, «Perëndinë e vetëm të vërtetë» dhe të mësojnë se si t’i shërbejnë atij siç duhet. Për këtë qëllim, gjatë nëntorit do të ofrojmë librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Çfarë prezantimi do të përdorësh për të ofruar librin Njohuria? Këtu kemi disa sugjerime që mund të të ndihmojnë.

2 Duke qenë se ideja e jetës së përhershme mbi tokë është e re për shumicën e njerëzve, kjo hyrje mund të fitojë interesin e tyre:

◼ «Po u bëjmë fqinjëve tanë një pyetje. Po të ishit ftuar për të jetuar përgjithmonë në një botë si kjo, a do ta pranonit ftesën? [Trego figurën në faqet 4-5 të librit Njohuria. Lëre të përgjigjet.] Kjo mund të bëhet me të vërtetë përvoja juaj e lumtur në jetë. Por, ç’mendoni se duhet të bëni, me qëllim që ta shihni këtë gjë të realizohet në rastin tuaj? [Lëre të përgjigjet.] Vëreni se çfarë veprimi kërkohet sipas Gjonit 17:3. [Lexoje.] Ky libër po ndihmon shumë persona që të fitojnë këtë lloj të veçantë njohurie. A do t’ju pëlqente të kishit një kopje personale për ta lexuar? [Lëre të përgjigjet.] Kur të kthehem herën tjetër, mund të trajtojmë përse është e arsyeshme që të besojmë se mund ta arrijmë jetën e përhershme pikërisht këtu mbi tokë.»

3 Kur kthehesh për të vizituar ata, me të cilët ke trajtuar Gjonin 17:3, mund të vazhdosh në këtë mënyrë:

◼ «Kur ju vizitova herën e fundit, ju lexova fjalët tërheqëse të Jezuit në Gjonin 17:3, ku ai na siguronte se marrja e njohurisë për Perëndinë dhe për të, do të thotë jeta e përhershme. Por, shumë njerëz besojnë se një jetë më e mirë mund të arrihet vetëm në qiell. Çfarë mendoni në lidhje me këtë? [Lëre të përgjigjet.] Nëse e keni diku këtu afër librin që ju lashë, do të dëshiroja t’ju tregoja disa vargje biblike që provojnë se parajsa do të rivendoset në tokë. [Trajto paragrafët 11-16 në faqet 9-10 të librit Njohuria.] Kur t’ju vizitoj përsëri, do të doja t’ju tregoja përse mund të besoni në këto premtime, që gjenden në Bibël. Ndërkohë, ndoshta ju mund të lexoni kapitullin dy në kopjen tuaj të librit.»

4 Këtu kemi një prezantim që mund të dëshirosh ta përdorësh me njerëz që kanë prirje fetare:

◼ «Jemi duke folur me fqinjët tanë përse ka kaq shumë fe të ndryshme në botë. Një emision në radio ka deklaruar se vetëm në Shqipëri veprojnë rreth 120 sekte dhe besime fetare dhe mbi 10.000 ekzistojnë në të gjithë botën. E megjithatë, ekziston vetëm një Bibël. Sipas mendimit tuaj, përse ekziston ky konfuzion i feve? [Lëre të përgjigjet. Hap librin Njohuria në kapitullin 5 dhe lexo paragrafin 1.] Duke lexuar këtë kapitull, do të merrni përgjigje të kënaqshme për këto pyetje. Do të isha i lumtur t’jua lija librin, nëse do t’ju pëlqente ta shqyrtonit.» Nëse e pranon, lër takim të përcaktuar për t’u kthyer përsëri dhe thuaj: «Kur të kthehem, mund të trajtojmë së bashku, nëse janë të gjitha fetë thjesht rrugë të ndryshme, që të çojnë në të njëjtin vend.»

5 Kur të kthehesh për të vazhduar bisedën rreth temës përse ka kaq shumë fe, mund të thuash:

◼ «Kur fola herën e fundit me ju, ngrita pyejten nëse janë të gjitha fetë thjesht rrugë të ndryshme që të çojnë në të njëjtin vend. Çfarë mendoni lidhur me këtë? [Lëre të përgjigjet.] Do të kisha dëshirë që t’ju tregoja në librin që ju lashë, çfarë tha Jezui në lidhje me këtë. [Shko në kapitullin 5 të librit Njohuria dhe lexo paragrafët 6-7, duke përfshirë Mateun 7:21-23.] Ndoshta pyesni veten, përse është kaq e rëndësishme që të dini saktësisht se cili është vullneti i Perëndisë. Do të shihni se paragrafët vijues japin shumë informacion. Ju lutem lexoni pjesën tjetër të këtij kapitulli. Herën tjetër që do të vij, do t’ju tregoj me kënaqësi se ç’vlerë ka pasja e njohurisë së saktë biblike.»

6 Një prezantim i drejtpërdrejtë shpeshherë është i suksesshëm në fillimin e studimeve biblike. Këtu sugjerohet një hyrje:

◼ «Po ju vizitoj për t’ju ofruar një kurs biblik pa pagesë në shtëpi. Nëse mundem, do të dëshiroja t’ju merrja vetëm pak minuta për t’ju demonstruar se si njerëz nga rreth 200 vende diskutojnë mbi Biblën në shtëpi si grupe familjare. Si bazë për bisedën, mund të përdorim çdonjërën prej këtyre temave. [Trego përmbajtjen në librin Njohuria.] Cila të intereson në mënyrë të veçantë? Prit derisa personi të zgjedhë njërën. Shko në kapitullin që ka zgjedhur dhe fillo studimin me paragrafin e parë.

7 Këtu është një tjetër prezantim i drejtpërdrejtë që ka pasur sukses, të cilin mund ta provosh për të filluar studime:

◼ «Unë jap mësime biblike pa pagesë dhe kam kohë edhe për studentë të tjerë. Për studimin biblik përdorim këtë ndihmës. [Trego librin Njohuria.] Kursi zgjat vetëm pak muaj dhe u jep përgjigje pyetjeve, të tilla si: Përse i lejon Perëndia vuajtjet? Përse plakemi dhe vdesim? Çfarë ndodh me të dashurit tanë të vdekur? Dhe si të jemi më të afërt me Perëndinë?» Pas kësaj, pyet: «A mund t’jua demonstroj studimin?» Nëse oferta për një studim nuk pranohet, pyete personin nëse do të donte ta kishte librin Njohuria, për ta lexuar vetë. Nëse ai premton se do ta lexojë, lëri një kopje.

8 Çfarë thesari është njohuria e saktë e Perëndisë dhe e Krishtit për këdo që e zotëron! Marrja e saj me të vërtetë, do të thotë jetë e përhershme në kushte të përsosura. Le të shfrytëzojmë çdo rast gjatë nëntorit, për të ndarë me të tjerët njohurinë që të çon në jetën e përhershme.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo