TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Rubrikë e re për të nisur biseda
Që nga janari i 2016-s, faqja e fundit e Kullës së Rojës për publikun ka rubrikën: «Çfarë thotë Bibla?» Kjo rubrikë e re është bërë enkas që të na ndihmojë të fillojmë biseda me tema biblike. Formati është i ngjashëm me atë të fletushkave. Ka një pyetje që të bën të shprehesh e shoqëruar me një përgjigje nga Shkrimet, si dhe pika të tjera për diskutim.
Bisedat e këndshme rreth argumenteve nga Shkrimet shpesh çojnë në studime biblike. Përdore këtë rubrikë të re që të ndihmosh sa më shumë veta të shuajnë urinë për të njohur Perëndinë.—Mt 5:6.
SI TA PËRDORËSH:
Pyete të zotin e shtëpisë çfarë opinioni ka për një nga pyetjet
Dëgjoje dhe mirëprite përgjigjen e tij
Lexo shkrimin poshtë nëntitullit «Bibla thotë» dhe kërkoji mendimin për vargun. Nëse ka kohë, vazhdoje bisedën me një nga pikat poshtë nëntitullit: «Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?»
Jepi revistën
Merr takim të kthehesh e të shqyrtoni pyetjen e dytë