BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb20 janar f. 8
  • Si të nisim biseda duke përdorur fletushkat

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të nisim biseda duke përdorur fletushkat
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
  • Material i ngjashëm
  • Pamja tërheqëse e fletushkave të reja
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Përdorimi i fletushkave jep rezultate të dobishme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Si t’i përdorim idetë për biseda
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
  • Të përdorim fletushkat për të përhapur lajmin e mirë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
mwb20 janar f. 8
Një motër i dëshmon në mënyrë joformale një gruaje në një stacion autobusi me fletushkën «A do të kemi gjithmonë vuajtje?»

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Si të nisim biseda duke përdorur fletushkat

Që nga janari i 2018-s, në faqen e parë të Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi» kemi pasur Ide për biseda. Jemi inkurajuar të bëjmë biseda me njerëzit, jo thjesht t’u prezantojmë literaturë. Ja pse videot Ide për biseda na tregojnë si mund të fillojmë biseda duke përdorur vetëm Biblën. Mirëpo, a do të thotë kjo se nuk duhet të përdorim fare literaturë kur predikojmë nga shtëpia në shtëpi? Jo, aspak! Për shembull, fletushkat mund të jenë një mjet i efektshëm për të nisur një bisedë. Mund të përdorim skemën e mëposhtme me secilën nga fletushkat:

  1. Bëj pyetjen me disa mundësi përgjigjeje që ndodhet në faqen e parë.

  2. Trego përgjigjen e Biblës që gjendet te shkrimi ose te shkrimet në krye të faqes së dytë. Nëse të lejon koha, lexo dhe diskuto disa nga informacionet brenda fletushkës.

  3. Jepja fletushkën të zotit të shtëpisë dhe nxite të lexojë pjesën tjetër kur t’i bëhet mbarë.

  4. Para se të largohesh, tregoji pyetjen te pjesa «Mendo pak» dhe lër takim që ta diskutoni përgjigjen nga Bibla herën tjetër.

Fletushka «Si do të jetë e ardhmja?» me numrat nga 1 deri në 4 që tregojnë veçori të ndryshme të saj.

Kur të kthehesh, diskutoni përgjigjen dhe pastaj lër një pyetje pezull që ta shqyrtoni herën tjetër. Mund të zgjedhësh një pyetje nga siti ose nga botimi që tregohet në faqen e fundit të fletushkës. Kur të jetë e përshtatshme, prezantoji broshurën Një lajm i mirë nga Perëndia ose një botim tjetër për studim nga Çanta e mjeteve mësimore.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo