TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Lëvdoje Jehovain si pionier
Izraelitët kishin arsye të jashtëzakonshme për të lëvduar Jehovain. Ai i kishte nxjerrë nga Egjipti dhe i kishte shpëtuar nga ushtria e faraonit. (Eks 15:1, 2) Edhe sot Jehovai tregohet i mirë me popullin e tij. Si të tregohemi mirënjohës?—Ps 116:12.
Një mënyrë është të shërbesh si pionier ndihmës ose i rregullt. Lutu që Jehovai të të japë dëshirën dhe fuqinë për të shërbyer si pionier. (Fi 2:13) Shumica fillojnë si pionier ndihmës. Prandaj, gjatë muajve mars dhe prill, si edhe gjatë muajit të vizitës së mbikëqyrësit qarkor, mund të zgjedhësh të bësh 30 ose 50 orë në shërbim. Kur të shohësh sa gëzim provon në shërbimin si pionier ndihmës, mbase të lind dëshira për të shërbyer si pionier i rregullt. Edhe disa që punojnë në kohë të plotë ose që kanë kufizime shëndetësore, kanë arritur të shërbejnë si pionierë të rregullt. (mwb16.07 8) Pa dyshim, Jehovai është i denjë të lëvdohet, prandaj ia vlen çdo përpjekje!—1Kr 16:25.
SHIHNI VIDEON TRI MOTRA NË MONGOLI, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
Cilat vështirësi kapërcyen motrat që të shërbenin si pioniere?
Çfarë bekimesh kanë provuar?
Ç’mundësi të reja shërbimi patën ndërsa shërbenin si pioniere të rregullta?
Si ndikoi shembulli i tyre te të tjerët?