BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwbr21 shtator f. 1
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2021
  • Nëntema
  • 4-10 TETOR
  • 11-17 TETOR
  • 25-31 TETOR
Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2021
mwbr21 shtator f. 1

Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

4-10 TETOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | JOSIU 8-9

«Mësime nga tregimi për gibeonitët»

Xhevahire nga Bibla

it-1 1030

Varja

Në ligjin që Jehovai u dha izraelitëve, disa kriminelë i varnin në shtyllë pasi i kishin ekzekutuar, si të «mallkuar nga Perëndia». Kjo bëhej në një vend publik si paralajmërim për popullin. Trupi i të vdekurit duhej hequr nga shtylla para se të binte nata dhe duhej varrosur. Nëse lihej në shtyllë gjithë natën, do të ndotej vendi që Perëndia ua kishte dhënë izraelitëve. (Lp 21:22, 23) Edhe kur ekzekutonin një joizraelit, izraelitët vepronin po njësoj.—Js 8:29; 10:26, 27.

11-17 TETOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | JOSIU 10-11

«Jehovai luftoi për Izraelin»

it-1 1020

Breshri

Breshri është një nga forcat natyrore që, në disa raste, Jehovai e përdori për ta çuar deri në fund fjalën e tij dhe për të treguar fuqinë e tij të jashtëzakonshme. (Ps 148:1, 8; Is 30:30) Në Bibël, për herë të parë tregohet se Jehovai e përdori breshrin në plagën e shtatë kundër Egjiptit të lashtë. Në këtë rast, breshri ishte aq i madh, sa shkatërroi bimë e pemë dhe vrau njerëzit e kafshët që ishin në ara, përveç izraelitëve që ndodheshin në Goshen. (Eks 9:18-26; Ps 78:47, 48; 105:32, 33) Më vonë, në Tokën e Premtuar, kur izraelitët nën udhëheqjen e Josiut ndihmuan gibeonitët, të cilët po i kërcënonte një aleancë prej pesë mbretërish amoritë, Jehovai përdori breshër kokërrmadh kundër forcave sulmuese amorite. Në këtë rast, ata që vdiqën nga breshri, ishin më të shumtë sesa ata që ranë të vdekur nga duart e izraelitëve.—Js 10:3-7, 11.

25-31 TETOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | JOSIU 15-17

«Mbroje trashëgiminë tënde të çmuar»

it-1 848

Puna e detyruar

Kur hynë në Tokën e Premtuar, izraelitët i vunë në punë të detyruar kananitët si skllevër, në vend që t’i dëbonin dhe t’i asgjësonin siç i kishte urdhëruar Jehovai. Kjo ndikoi për keq, pasi kananitët ua prishën mendjen që të adhuronin perëndi të rreme. (Js 16:10; Gjy 1:28; 2:3, 11, 12) Edhe Mbreti Solomon i mbajti për punë të detyruar si skllevër pasardhësit e kananitëve, d.m.th. amoritët, hititët, perezitët, hivitët dhe jebusitët.—1Mb 9:20, 21.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo