BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwbr21 nëntor f. 1-2
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2021
  • Nëntema
  • 1-7 NËNTOR
  • 15-21 NËNTOR
Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2021
mwbr21 nëntor f. 1-2

Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

1-7 NËNTOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | JOSIU 18-19

«Jehovai ndan tokën me mençuri»

it-1 359 ¶1

Kufiri

Duket se toka u nda mes fiseve në bazë të dy faktorëve: ku binte shorti dhe madhësia e fisit. Shorti përcaktonte me përafërsi vendndodhjen e trashëgimisë së çdo fisi, si p.sh. në veri ose në jug, në lindje ose në perëndim, në rrafshinën bregdetare apo në rajonin malor. Ngaqë vendimi me anë të shortit vinte nga Jehovai, nuk lindnin mosmarrëveshje ose ndjenja xhelozie mes fiseve. (Pr 16:33) Kështu Perëndia sigurohej që pjesa e secilit fis të korrespondonte me profecinë e frymëzuar të Zanafillës 49:1-33, që tha patriarku Jakob kur ishte në shtratin e vdekjes.

it-1 1200 ¶1

Trashëgimia

Tokat e trashëguara. Bijve të Izraelit ua dha trashëgiminë Jehovai, i cili ia tregoi qartë Moisiut kufijtë e vendit. (Nu 34:1-12; Js 1:4) Bijve të Gadit, të Rubenit dhe gjysmës së fisit të Manaseut ua dha pjesën e tyre Moisiu. (Nu 32:33; Js 14:3) Fiset e tjera e morën trashëgiminë me short, nën drejtimin e Josiut dhe të Eleazarit. (Js 14:1, 2) Në harmoni me profecinë e Jakobit, te Zanafilla 49:5, 7, Simeonit dhe Levit nuk iu dha një pjesë më vete si trashëgimi. Territori i Simeonit përbëhej nga toka brenda territorit të Judës, bashkë me qytetet-enklavë. (Js 19:1-9) Ndërsa Levit iu dhanë 48 qytete në të gjithë territorin e Izraelit. Meqenëse levitët u emëruan për një shërbim të veçantë në shenjtërore, thuhej se trashëgimia e tyre ishte Jehovai. Ata morën të dhjetën si pjesë ose si trashëgimi në këmbim të shërbimit që bënin. (Nu 18:20, 21; 35:6, 7) Familjeve iu dhanë detyra brenda territorit të fisit të tyre. Ndërkohë që familjet do të shtoheshin dhe djemtë do të trashëgonin, toka do të ndahej pak e nga pak në parcela gjithnjë e më të vogla.

it-1 359 ¶2

Kufiri

Pasi ishte përcaktuar me short vendndodhja gjeografike e trashëgimisë së një fisi, duhej të përcaktohej deri ku do të shtrihej territori në bazë të faktorit të dytë: madhësisë së fisit. «Ndajeni vendin me short, sipas familjeve tuaja. Grupeve më të mëdha jepuni më shumë trashëgimi, dhe grupeve më të vogla jepuni më pak. Secili do të marrë trashëgimi ku t’i bjerë shorti.» (Nu 33:54) Vendimi i marrë më anë të shortit për vendndodhjen gjeografike ishte përfundimtar. Kurse madhësia e tokës mund të ndryshonte. Kështu, meqë pjesa e Judës ishte tepër e madhe, një pjesë e tokës së tyre iu dha fisit të Simeonit.—Js 19:9.

Xhevahire nga Bibla

it-1 359 ¶5

Kufiri

Tregimi për ndarjen e territoreve në perëndim të Jordanit, tregon se në fillim u hodh shorti për Judën (Js 15:1-63), Jozefin (Efraimin) (Js 16:1-10), dhe për gjysmën e fisit të Manaseut që do të rrinte në këtë anë të Jordanit (Js 17:1-13), pra u përcaktuan qartë kufijtë dhe u numëruan qytetet. Pas kësaj, ndarja e tokës duket se u pezullua për njëfarë kohe, sepse në Shkrime thuhet se kampi i Izraelit u zhvendos nga Gilgali në Shiloh. (Js 14:6; 18:1) Nuk tregohet sa zgjati kjo, por thuhet se Josiu i qortoi 7 fiset e tjera që po vonoheshin ta shtinin në dorë pjesën tjetër të vendit. (Js 18:2, 3) Ka mendime të ndryshme pse 7 fiset kishin këtë qëndrim. Disa komentues arsyetojnë se, ngaqë morën shumë plaçkë gjatë pushtimit dhe nuk rrezikoheshin nga ndonjë sulm i befasishëm nga ana e kananitëve, këtyre fiseve nuk iu duk urgjente ta shtinin në dorë pjesën tjetër të territorit. Mund të jenë vonuar edhe ngaqë ngurronin të përballeshin me kombet e vogla e të fuqishme të armiqve që kishin mbetur në vend. (Js 13:1-7) Gjithashtu, këtë pjesë të Tokës së Premtuar, ndoshta nuk e njihni aq mirë sa pjesët që tashmë u ishin caktuar fiseve të tjera.

15-21 NËNTOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | JOSIU 23-24

«Porositë e fundit të Josiut»

it-1 75

Aleancat, lidhjet

Pasi izraelitët hynë në Tokën e Premtuar, gjërat ndryshuan. Në përmbushje të premtimit që u kishte bërë paraardhësve të tyre, Zotëria Sovran i dha Izraelit pronësinë e plotë të tokës, prandaj ata nuk po hynin në atë vend si të ardhur. Gjithashtu, Jehovai i ndaloi të kishin lidhje me kombet pagane që jetonin aty. (Eks 23:31-33; 34:11-16) Izraelitët duhej t’u nënshtroheshin vetëm ligjeve dhe statuteve të Perëndisë e jo të kombeve që duheshin dëbuar. (Le 18:3, 4; 20:22-24) Veçanërisht u paralajmëruan të mos krijonin lidhje ose aleanca martesore me këto kombe. Me anë të këtyre martesave, ata do të krijonin lidhje të ngushta jo vetëm me gratë e tyre pagane, por edhe me të afërmit dhe me zakonet e praktikat e tyre pagane. Kjo do t’u bëhej lak, e si rezultat do të përfshiheshin në apostazi.—Lp 7:2-4; Eks 34:16; Js 23:12, 13.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo