BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwbr22 korrik f. 1
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2022
  • Nëntema
  • 15-21 GUSHT
  • 29 GUSHT–4 SHTATOR
Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2022
mwbr22 korrik f. 1

Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

15-21 GUSHT

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 1 MBRETËRVE 5-6

«Iu përveshën me gjithë shpirt ndërtimit»

it-1 424

Cedri

Ky përdorim masiv i drurëve të cedrit kërkonte që mijëra krahë pune t’i prisnin, t’i transportonin në brigjet e Tirit ose të Sidonit në Mesdhe, t’i lidhnin si lundra e përgjatë bregdetit t’i çonin ndoshta në Jopë; pastaj, me rrugë tokësore t’i transportonin deri në Jerusalem. E gjithë kjo u bë e mundur falë marrëveshjes që kishin bërë Solomoni dhe Hirami. (1Mb 5:6-18; 2Kr 2:3-10) Importi i lëndës së drurit vazhdoi edhe më vonë, dhe në Bibël thuhet se, gjatë mbretërimit të tij, Solomoni bëri që «drurët e cedrit të ishin me bollëk si fiqtë e Egjiptit».—1Mb 10:27; krahaso Is 9:9, 10.

it-2 1077 ¶1

Tempulli

Për organizimin e punës, Solomoni rekrutoi 30.000 veta nga gjithë Izraeli dhe i dërgonte me radhë në Liban nga 10.000 veta çdo muaj. Ata rrinin një muaj në Liban dhe dy muaj në shtëpitë e tyre. (1Mb 5:13, 14) Nga ‘të huajt’ në vend, Solomoni rekrutoi 70.000 veta si punëtorë të thjeshtë dhe 80.000 si gurprerës. (1Mb 5:15; 9:20, 21; 2Kr 2:2) Për të mbikëqyrur punën, emëroi 550 krerë nëpunësish dhe 3.300 nëpunës. (1Mb 5:16; 9:22, 23) Duket se mes këtyre, 250 ishin izraelitë dhe 3.600 ishin «të huaj» në vendin e Izraelit.—2Kr 2:17, 18.

29 GUSHT–4 SHTATOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 1 MBRETËRVE 8

«Lutja publike e përulur dhe e sinqertë e Solomonit»

Xhevahire nga Bibla

it-1 1060 ¶4

Qielli

Solomoni, ndërtuesi i tempullit të Jerusalemit, tha për Perëndinë: «Qiejt, po, qiejt e qiejve, nuk të mbajnë dot.» (1Mb 8:27) Si Krijuesi i qiejve, pozita e Jehovait është ku e ku më e lartë se e qiejve, madje vetë «emri i tij është tejet i lartë e s’arrihet dot; madhështia e tij e tejkalon tokën dhe qiellin». (Ps 148:13) Jehovai i mat qiejt fizikë po aq kollaj sa një njeri mat një objekt me pëllëmbën e dorës. (Is 40:12) Fjalët e Solomonit nuk do të thonë që Perëndia s’ka një vend specifik banimi e as që ndodhet literalisht kudo dhe në çdo gjë. Kjo kuptohet nga fakti që Solomoni foli për Jehovain si ai që dëgjon «nga qiejt, nga vendbanimi» i tij, që janë qiejt e padukshëm.—1Mb 8:30, 39.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo