Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
17-23 TETOR
THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 1 MBRETËRVE 21-22
«Imito mënyrën si e ushtron autoritetin Jehovai»
it-2 21
Jehovai i ushtrive
Kur Josiu pa një engjëll afër Jerikosë, e pyeti nëse ishte me Izraelin apo me kundërshtarët. Ai iu përgjigj: «Unë kam ardhur si princ i ushtrisë së Jehovait.» (Js 5:13-15) Profeti Mikajah i tha mbretit Akab dhe Jehozafatit se e ‘kishte parë Jehovain të ulur në fronin e tij dhe gjithë ushtrinë e qiejve që i qëndronte pranë, në të djathtë e në të majtë’, duke iu referuar kështu bijve engjëllorë të Jehovait. (1Mb 22:19-21) Përdorimi në shumës i shprehjes «Jehovai i ushtrive» është me vend. Forcat engjëllore nuk përshkruhen të ndara vetëm në kerubinë, serafinë dhe engjëj (Is 6:2, 3; Zn 3:24; Zb 5:11; Mt 26:53) por edhe në grupe të organizuara, ja pse Jezu Krishti tha se mund të kishte në dispozicion «më shumë se 12 legjione engjëjsh». (Mt 26:53) Kur Hezekia iu përgjërua Jehovait për ndihmë, e quajti «Jehova i ushtrive, Perëndia i Izraelit, që rri ulur në fron mbi kerubinët», duke iu referuar me sa duket arkës së besëlidhjes dhe kerubinëve mbi kapakun që simbolizonte fronin qiellor të Jehovait. (Is 37:16; krahaso 1Sa 4:4; 2Sa 6:2.) Kur shërbëtori i Eliseut u frikësua, mori zemër nga një vegim. Në qytetin ku banonte Eliseu, të rrethuar nga armiqtë, ai pa rajonin malor «plot me kuaj dhe karroca të zjarrta lufte», pjesë e ushtrisë qiellore të Jehovait.—2Mb 6:15-17.
it-2 245
Gënjeshtra
Perëndia Jehova i lejon ata që nuk e duan të vërtetën, «të ndikohen nga mashtrimet, e kështu t’i besojnë gënjeshtrës» në vend të lajmit të mirë për Jezu Krishtin. (2Se 2:9-12) Këtë parim e vërejmë tek ajo që i ndodhi shekuj më parë mbretit Akab të Izraelit. Me gënjeshtrat e tyre, profetët e siguruan Akabin se do të kishte sukses në luftën kundër Ramot-Galadit, ndërsa profeti Mikajah i Jehovait paratha se do të humbte. Siç i ishte treguar në vegim Mikajahut, Jehovai lejoi që një engjëll t’i bënte të gjithë profetët e Akabit të thoshin gënjeshtra. Pra, ky engjëll ushtroi fuqinë e tij mbi ta, që të mos thoshin të vërtetën, por atë që donin të thoshin dhe atë që Akabit ia kishte qejfi të dëgjonte. Edhe pse i paralajmëruar, Akabi preferoi të mashtrohej nga gënjeshtrat e tyre, dhe kjo i kushtoi jetën.—1Mb 22:1-38; 2Kr 18.
31 TETOR–6 NËNTOR
THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 2 MBRETËRVE 3-4
Xhevahire nga Bibla
it-2 697 ¶2
Profet
«Bijtë e profetëve.» Siç e shpjegon Gesenius’ Hebrew Grammar (Oksford, 1952, f. 418), fjala hebraike ben (bir i) ose benehʹ (bij të) mund të tregojë «anëtarësi në një shoqëri» (ose përkatësi të një fisi a klase të caktuar). (Krahaso Ne 3:8, ku «një prej arpunuesve», fjalë për fjalë do të thotë «bir i një prej arpunuesve».) Kështu shprehja «bijtë e profetëve» duket se i referohet një shkolle për profetët ose një shoqërie a grupi profetësh. Sipas Biblës, grupe të tilla gjendeshin në Bethel, në Jeriko dhe në Gilgal. (2Mb 2:3, 5; 4:38; krahaso 1Sa 10:5, 10.) Samueli drejtonte një grup profetësh në Ramah (1Sa 19:19, 20); duket se edhe Eliseu kishte një rol të ngjashëm në ditët e tij. (2Mb 4:38; 6:1-3; krahaso 1Mb 18:13.) Meqë Bibla thotë se banesat e tyre i ndërtonin vetë dhe veglat i merrnin borxh, mund të arrijmë në përfundimin se bënin jetë të thjeshtë. Edhe pse shpesh jetonin dhe hanin bashkë, mund të merrnin caktime individuale për misione profetike.—1Mb 20:35-42; 2Mb 4:1, 2, 39; 6:1-7; 9:1, 2.