BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwbr22 nëntor f. 1-2
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2022
  • Nëntema
  • 7-13 NËNTOR
  • 14-20 NËNTOR
  • 19-25 DHJETOR
  • 26 DHJETOR–1 JANAR
Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2022
mwbr22 nëntor f. 1-2

Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

7-13 NËNTOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 2 MBRETËRVE 5-6

«Ata që janë me ne, janë më shumë se ata që janë me ta»

it-1 343 ¶1

Verbëria

Verbëria që goditi ushtrinë siriane me kërkesë të Eliseut, me sa duket ishte verbëri mendore. Në të kundërt, nëse e gjithë ushtria do të ishte verbuar në mënyrë të mirëfilltë, do të duhej që dikush t’i drejtonte duke i kapur përdore. Por tregimi thotë thjesht se Eliseu u tha: «Nuk është kjo udha dhe nuk është ky qyteti. Ndiqmëni.» Për këtë lloj verbimi, Uilliam Xhejmsi thotë në një vepër të tij: «Një nga efektet më interesante të çrregullimeve të kores së trurit është verbimi mendor. Nuk ka të bëjë shumë me pandjeshmërinë e saj ndaj sinjaleve pamore, sesa me paaftësinë për t’i kuptuar ato. Nga ana psikologjike interpretohet si humbje e lidhjeve mes ndjesive optike dhe kuptimit të tyre; duket se shkaktohet nga ndonjë shkëputje e rrugëve që lidhin vatrat optike me vatrat ku krijohen idetë.»—Principles of Psychology, 1981, vëll. 1, f. 59. Me sa duket këtë lloj verbërie u hoqi Jehovai ushtarëve sirianë kur mbërritën në Samari. (2Mb 6:18-20) Ka mundësi që të bëhet fjalë për të njëjtën verbëri edhe në rastin e burrave të Sodomës, meqë Bibla thotë se në vend që të dëshpëroheshin ngaqë nuk shihnin dot, ata vazhdonin të kërkonin me ngulm derën e Lotit.—Zn 19:11.

14-20 NËNTOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 2 MBRETËRVE 7-8

Xhevahire nga Bibla

it-2 195 ¶7

Llamba

Mbretërit nga linja e Davidit. Perëndia Jehova e vendosi mbretin David në fronin e Izraelit dhe, nën drejtimin e Jehovait, Davidi tregoi se ishte një udhëheqës i mençur për kombin. Ja pse ai u quajt ‘llamba e Izraelit’. (2Sa 21:17) Në besëlidhjen që bëri me Davidin për mbretërinë, Jehovai i premtoi: «Froni yt do të jetë i patundur përjetë.» (2 Sa 7:11-16) Në harmoni me këtë, dinastia, ose linja e mbretërve që erdhën nga Davidi përmes Solomonit, ishte si një ‘llambë’ për Izraelin.—1Mb 11:36; 15:4; 2Mb 8:19; 2Kr 21:7.

19-25 DHJETOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 2 MBRETËRVE 18-19

«Si përpiqen kundërshtarët të na e dobësojnë besimin?»

yb74 177 ¶1

Pjesa 2—Gjermania

Është interesante që SS-të, të cilët në shumë raste përdornin marifete nga më të ulëtat për ta bërë dikë që të firmoste deklaratën, shpeshherë u ktheheshin kundra atyre që firmosnin dhe i keqtrajtonin edhe më shumë. Karl Kërsti e konfirmon këtë, kur thotë: «Si Dëshmitarë të Jehovait ishim viktima të dredhive më shumë se kushdo tjetër në kampet e përqendrimit. SS-të mendonin se në këtë mënyrë do të na bindnin të firmosnim deklaratën, gjë që na e kërkonin vazhdimisht. Disa firmosën, por në shumicën e rasteve u duhej të prisnin më shumë se një vit para se t’i lironin. Gjatë kësaj kohe, SS-të i poshtëronin publikisht dhe i quanin hipokritë e frikacakë, madje i detyronin të bënin të ashtuquajturën ‘ecja e nderit’ përreth vëllezërve para se t’i lironin nga kampi.

Xhevahire nga Bibla

it-1 155 ¶4

Arkeologjia

Për ta ilustruar, Bibla thotë se Senakeribi, mbreti i Asirisë, u vra nga dy prej djemve të tij, Adrameleku dhe Sharezeri, e në fron erdhi djali tjetër, Esar-Hadoni. (2Mb 19:36, 37) Megjithatë, një kronikë babilonase thoshte se në ditën e njëzetë të muajit tebeth, Senakeribi u vra gjatë një revolte nga djali i tij. Po ashtu, edhe prifti babilonas, Berosi, që jetoi në shekullin e tretë p.e.s., edhe mbreti babilonas, Nabonidi, që jetoi në shekullin e gjashtë p.e.s, përmendin vetëm një bir si përgjegjës për vrasjen e Senakeribit. Por në një fragment të prizmit të Esar-Hadonit, të zbuluar kohët e fundit, djali që pasoi Senakeribin e thotë qartë se vëllezërit e tij (në shumës) pasi u ngritën në revoltë, vranë babanë dhe u arratisën. Në lidhje me këtë, Filip Biberfeldi, në veprën e tij Universal Jewish History (1948, vëll. I, f. 27), komenton: «Kronika babilonase, Nabonidi dhe Berosi e kishin gabim. Vetëm tregimi biblik doli i saktë. Pra, ai ka dalë edhe më i saktë se burimet babilonase për sa i përket kësaj ngjarjeje të historisë asiro-babilonase. Këtë e vërteton deri në detajet më të vogla përshkrimi i Esar-Hadonit. Ky është një fakt jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe për vlerësimin e atyre burimeve bashkëkohore që bien në kundërshtim me traditën biblike.»

26 DHJETOR–1 JANAR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 2 MBRETËRVE 20-21

Xhevahire nga Bibla

it-2 240 ¶1

Niveli

Niveli mund të përdorej për të ndërtuar siç duhej një ndërtesë ose për të vlerësuar nëse duhej ruajtur apo shkatërruar. Jehovai paratha se do të shtrinte mbi Jerusalemin e pabindur ‘litarin për matje që ishte përdorur për Samarinë dhe do të përdorte nivelin që kishte përdorur për shtëpinë e Akabit’. Perëndia kishte matur Samarinë e shtëpinë e mbretit Akab dhe kishte parë se ishin të zvetënuar, pra të shtrembër. Kjo solli shkatërrimin e tyre. Në të njëjtën mënyrë, Perëndia do të gjykonte edhe Jerusalemin me krerët e tij, duke demaskuar ligësinë e tyre dhe duke e shkatërruar qytetin. Kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi në vitin 607 p.e.s. (2Mb 21:10-13; 10:11) Me anë të profetit Isaia, mburracakët dhe krerët e ligj të Jerusalemit u paralajmëruan për gjëmën që i priste, si dhe për këtë deklaratë të Jehovait: «Drejtësia do të bëhet litari për matje, dhe e drejta, niveli i muratorit.» Standardet e së drejtës dhe të drejtësisë së vërtetë do të zbulonin cilët ishin shërbëtorët e Perëndisë, dhe cilët jo, duke përcaktuar kështu nëse do të jetonin apo do të shkatërroheshin.—Is 28:14-19.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo