Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
© 2023 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
11-17 MARS
THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | PSALMI 18
«Jehovai është . . . çlirimtari im»
Xhevahire nga Bibla
it-1-E 432 ¶2
Kerubinët
Këto nuk ishin figura groteske ngjashëm imazheve monstruoze me krahë që adhuronin kombet pagane përreth, siç mendojnë disa. Burime të traditës së lashtë judaike (Bibla nuk flet për këtë) pohojnë njëzëri se këta kerubinë kishin forma njerëzore. Këto figura ishin vepra arti të arrira që paraqitnin bukurinë e jashtëzakonshme të krijesave engjëllore dhe të punuara në çdo detaj ‘sipas modelit’ që Jehovai i kishte dhënë Moisiut. (Eks 25:9) Apostulli Pavël i përshkruan si ‘kerubinë të lavdishëm, që me krahët e tyre i bënin hije kapakut të pajtuesit’. (He 9:5) Këta kerubinë shoqëronin praninë e Jehovait, i cili tha: «Atje do të shfaqem dhe, nga lart kapakut, mes dy kerubinëve që ndodhen mbi arkën e Dëshmisë, do të flas.» (Eks 25:22; Nu 7:89) Ja pse për Jehovain thuhet se «rri ulur në fron mbi kerubinët». (1Sa 4:4; 2Sa 6:2; 2Mb 19:15; 1Kr 13:6; Ps 80:1; 99:1; Is 37:16) Në kuptim të figurshëm, kerubinët ‘simbolizonin karrocën’ mbi të cilën kishte hipur Jehovai (1Kr 28:18), ndërsa krahët e tyre ishin tregues i mbrojtjes dhe i shpejtësisë gjatë lëvizjes. Ja pse Davidi, për të përshkruar shpejtësinë me të cilën Jehovai i erdhi në ndihmë, tha për Të në një këngë poetike se ‘erdhi duke fluturuar, hipur në një kerubin’, madje «në krahët e një engjëlli».—2Sa 22:11; Ps 18:10.