Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
© 2024 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
13-19 JANAR
THESARE NGA FJALA E PERËNDISË PSALMET 135-137
«Zotëria ynë është më i madhërishëm se gjithë perënditë e tjera»
it-2-E 661 ¶4-5
Fuqia, veprat e fuqishme
Kontrolli që ka Perëndia mbi forcat e natyrës. Për të vërtetuar se është Perëndia i vërtetë, është e logjikshme të presim që Jehovai të tregojë se ka kontroll mbi forcat e natyrës në një mënyrë që lidhet drejtpërdrejt me emrin e tij. (Ps 135:5, 6) Njerëzit e dinë se dielli, hëna, planetët dhe yjet ndjekin trajektore të rregullta, kushtet atmosferike të tokës u nënshtrohen ligjeve të natyrës (rezultat i të cilave janë era, shiu dhe fenomene të tjera natyrore), karkalecat gëlojnë dhe zogjtë shtegtojnë. Ndaj të gjitha këto dhe fenomene të tjera të zakonshme nuk do të mjaftonin për të shenjtëruar emrin e Perëndisë përballë kundërshtarëve dhe atyre që adhurojnë perëndi të rreme.
Prapëseprapë, Jehovai mund të shkaktojë që krijimi fizik dhe elementet e natyrës të dëshmojnë se ai është Perëndia i vërtetë, duke i përdorur ato për qëllime specifike përtej funksionit të tyre të zakonshëm, e shpeshherë në momente të caktuara nga vetë ai. Edhe kur dukuri të tilla si thatësira, stuhia a kushte të ngjashme të motit nuk kishin diçka të veçantë në vetvete, fakti që u bënë pjesë e përmbushjes së profecive të Jehovait i bënte ato unike. (Krahaso 1Mb 17:1; 18:1, 2, 41-45.) Megjithatë, në shumicën e rasteve këto dukuri ishin të jashtëzakonshme ose për shkak të përmasave dhe intensitetit (Eks 9:24), ose ngaqë ndodhën në një mënyrë të habitshme, madje të padëgjuar më parë a në një kohë të pazakontë.—Eks 34:10; 1Sa 12:16-18.
Xhevahire nga Bibla
it-1-E 1248
Jah
Fjala njërrokëshe «Jah» zakonisht shfaqet në këngë, lavde, lutje dhe përgjërime për të shprehur emocione të forta. Në përgjithësi del në ato raste ku tema kryesore flet për ndjenjat e gëzimit si rezultat i fitoreve a veprave çlirimtare ose kur i jepet merita forcës dhe dorës së fuqishme e Jehovait. Ka shumë shembuj kur kjo fjalë përdoret në këtë mënyrë. I tillë është rasti i shprehjes «Lëvdoni Jah!» (Halelujah), që shfaqet në psalme për të lëvduar Perëndinë, dhe për herë të parë e gjejmë te Psalmi 104:35. Në disa psalme del vetëm në fillim (Ps 111, 112), rrallëherë brenda një psalmi (135:3), ndonjëherë vetëm në fund (Ps 104, 105, 115-117), por në shumicën e rasteve si në fillim edhe në fund (Ps 106, 113, 135, 146-150). Në librin e Zbulesës krijesat qiellore e përsëritin shpeshherë këtë shprehje për të lëvduar Jehovain.—Zb 19:1-6.
Edhe në rastet e tjera ku përmendet fjala «Jah», bëhet për të lartësuar Jehovain me këngë dhe lutje. Një shembull i kësaj është kënga e fitores që këndoi Moisiu. (Eks 15:2) Këngët e dokumentuara tek Isaia e lartësojnë më me forcë Perëndinë, duke kombinuar emrat ‘Jah Jehova’. (Is 12:2; 26:4) Pasi Hezekia u shërua me anë të një mrekullie dhe i shpëtoi vdekjes, me një gjuhë poetike shprehu emocionet e tij të forta, duke përsëritur fjalën Jah. (Is 38:9, 11) Psalmi 115:17, 18 dhe Psalmi 118:17-19 e përdorin fjalën Jah për të bërë kontrastin mes të vdekurve që nuk e lëvdojnë Perëndinë dhe atyre që janë të vendosur të jetojnë për ta lëvduar atë. Psalme të tjera e përdorin për të shprehur mirënjohje për çlirimin, mbrojtjen dhe ndreqjen nga Jehovai.—Ps 94:12; 118:5, 14.
20-26 JANAR
THESARE NGA FJALA E PERËNDISË PSALMET 138-139
Xhevahire nga Bibla
it-1-E 862 ¶4
Falja
Si të krishterë, na kërkohet t’i falim të tjerët kur na fyejnë, edhe nëse e bëjnë këtë disa herë. (Lu 17:3, 4; Ef 4:32; Kl 3:13) Perëndia nuk i fal ata që nuk pranojnë t’i falin të tjerët. (Mt 6:14, 15) Madje, edhe kur dikush bën një mëkat të rëndë që çon në heqjen e tij nga kongregacioni, në kohën e duhur, nëse tregon se është penduar vërtet, ai duhet falur. Në këtë rast, të gjithë në kongregacion mund ta sigurojnë për dashurinë e tyre. (1Ko 5:13; 2Ko 2:6-11) Megjithatë, të krishterëve nuk u kërkohet të falin ata që qëllimisht praktikojnë mëkat keqdashës pa u penduar. Persona të tillë bëhen armiq të Perëndisë.—He 10:26-31; Ps 139:21, 22.
27 JANAR–2 SHKURT
THESARE NGA FJALA E PERËNDISË PSALMET 140-143
Xhevahire nga Bibla
it-2-E 1151
Helmi
Përdorimi i figurshëm. Gjuha gënjeshtare dhe shpifëse e të ligut, që dëmton rëndë reputacionin e dikujt, krahasohet me helmin vdekjeprurës të gjarprit. (Ps 58:3, 4) Për shpifësit thuhet: «Helm nepërkash kanë nën buzë.» Në fakt, gjëndrat e helmit të nepërkës ndodhen pas buzës dhe dhëmbëve të nofullës së sipërme. (Ps 140:3; Ro 3:13) Gjuha që shpif, përgojon, përhap mësime të rreme ose dëmton të tjerët në ndonjë mënyrë tjetër, është «plot helm vdekjeprurës».—Jk 3:8.
24 SHKURT–2 MARS
THESARE NGA FJALA E PERËNDISË PROVERBAT 2
Xhevahire nga Bibla
it-1-E 1211 ¶4
Integriteti
Ruajtja e integritetit është e mundur jo falë forcës së brendshme të dikujt, por vetëm falë besimit të fortë te Jehovai dhe te fuqia e tij shpëtuese. (Ps 25:21) Perëndia premton se do të jetë «mburojë» dhe «kala» për ata që ecin me integritet, duke ruajtur shtegun e tyre. (Pr 2:6-8; 10:29; Ps 41:12) Meraku i tyre i vazhdueshëm për të pasur miratimin e Jehovait u sjell stabilitet në jetë dhe i ndihmon të ecin pa devijuar drejt synimeve që kanë. (Ps 26:1-3; Pr 11:5; 28:18)