Pse luftërat vazhdojnë ende?
Bibla na zbulon se çfarë fshihet pas luftërave e konflikteve të armatosura dhe arsyen pse ato vazhdojnë ende.
MËKATI
Perëndia i krijoi prindërit e parë njerëzorë, Adamin dhe Evën, sipas imazhit të tij. (Zanafilla 1:27) Kjo nënkuptonte se atyre do t’u vinte natyrshëm të pasqyronin cilësitë e Perëndisë, të tilla si paqja dhe dashuria. (1 Korintasve 14:33; 1 Gjonit 4:8) Megjithatë, Adami dhe Eva nuk iu bindën Perëndisë dhe mëkatuan. Si pasojë, të gjithë ne kemi trashëguar mëkatin dhe vdekjen. (Romakëve 5:12) Për shkak të mëkatit të trashëguar, priremi të kemi mendime të këqija që mund të çojnë edhe në veprime të dhunshme.—Zanafilla 6:5; Marku 7:21, 22.
QEVERITË NJERËZORE
Perëndia nuk na krijoi me aftësinë për t’u vetëqeverisur. Bibla thotë: «Njeriut që ecën, nuk i takon as të drejtojë hapat e tij.» (Jeremia 10:23) Ja pse qeveritë njerëzore nuk mund t’i eliminojnë plotësisht luftërat dhe dhunën.
SATANAI DHE DEMONËT
Bibla tregon se «e gjithë bota dergjet nën pushtetin e të Ligut». (1 Gjonit 5:19) Ky ‘i Lig’ njihet si Satana Djalli dhe është një vrasës i pamëshirshëm. (Gjoni 8:44) Ai bashkë me krijesa të tjera të liga qiellore i shtyjnë njerëzit drejt luftërave dhe dhunës.—Zbulesa 12:9, 12.
Njerëzit nuk mund t’i eliminojnë dot shkaqet e luftërave dhe të dhunës, por Perëndia mundet.