BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w25 korrik f. 31
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
  • Material i ngjashëm
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • «Shtëpi e lutjes për të gjitha kombet»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Altari i temjanit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Çmoje privilegjin për ta adhuruar Jehovain në tempullin e madh
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
w25 korrik f. 31
Priftërinj duke paraqitur kafshë të flijuara në altarin e tempullit.

A e dini?

Çfarë bënin priftërinjtë e tempullit në shekullin e parë me gjakun e kafshëve të flijuara?

ÇDO vit priftërinjtë në Izraelin e lashtë paraqitnin në altarin e tempullit mijëra kafshë të flijuara. Sipas Jozefit, një historian jude i shekullit të parë, në Festën e Kalimit paraqiteshin mbi 250.000 qengja, pra derdhej shumë gjak. (Lev. 1:10, 11; Num. 28:16, 19) Ku shkonte gjithë ai gjak?

Arkeologët kanë zbuluar një sistem kullimi goxha të madh në tempullin e Herodit, që u përdor derisa u shkatërrua tempulli në vitin 70 të e.s. Me sa duket, nëpër atë sistem kullimi kalonte gjaku i flijimeve të tempullit.

Të shohim dy veçori të atij sistemi falë të cilave mbahej pastër altari.

  • Të çarat rrëzë altarit: Një përshkrim i sistemit të kullimit të altarit gjendet te Mishna, një përmbledhje e ligjeve gojore judaike që u përpilua në fillim të shekullit të tretë të e.s. Aty thuhet: «Në skajin jugperëndimor kishte dy të çara . . . përmes të cilave kalonte gjaku që derdhej në pjesën perëndimore e në pjesën jugore [të altarit]. Pastaj ai bashkohej me ujin dhe derdhej në përroin e Kidronit.»

    Edhe zbulimet e sotme arkeologjike vërtetojnë se rrëzë altarit kishte të çara që shërbenin për kullimin e gjakut. Një libër për historinë e judenjve (The Cambridge History of Judaism) shpjegon se afër tempullit është zbuluar një «sistem kullimi goxha i madh». Aty thuhet: «Ka të ngjarë që ky sistem të përdorej për të kulluar ujin, i cili pasi bashkohej me gjakun e flijimeve, largohej nga tempulli.»

  • Furnizim i bollshëm me ujë: Priftërinjve u duhej goxha ujë që t’i mbanin të pastër altarin dhe sistemin e kullimit nëpër të cilin rridhte gjaku. Për të kryer atë detyrë të rëndësishme, furnizoheshin vazhdimisht me ujë të pastër nga qyteti. Sistemi përbëhej nga kanale, ujësjellës, sterna dhe rezervuarë. Arkeologu Jozef Patrik u shpreh: «Asnjë tempull tjetër në antikitet nuk kishte një sistem kaq të sofistikuar të furnizimit me ujë dhe të largimit të ujit të papastër.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo