Ndani me të tjerët njohurinë e saktë mbi Jezu Krishtin
1 Në shërbimin tonë gjatë marsit do të ofrojmë librin Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë. Çfarë do të thuash për të nisur një diskutim të përshtatshëm biblik dhe si do ta paraqesësh këtë botim të shkëlqyeshëm?
2 Duke përdorur fletushkat tona të reja: Disa lajmëtarë, për të parë nëse personi është i interesuar, kanë pasur rezultate të mira duke përdorur fletushkat para se të ofrojnë literaturë tjetër. Fletushka e re «A do të mbijetojë kjo botë?» mund të na ndihmojë në këtë drejtim.
Pas një paraqitjeje të përshtatshme, mund të thuash:
◼ «Jemi duke pyetur njerëzit nëse janë dakort, se Jezu Krishti ishte njeriu më i madh që jetoi ndonjëherë. [T’i lihet kohë për përgjigje.] Natyrisht, shumë njerëz kanë ndikuar mbi çështjet njerëzore dhe disa kanë kontribuar në përparimin e njerëzimit, por vëre se çfarë e dallon Jezuin nga të tjerët. [Të lexohet Gjoni 17:3.] Askush tjetër nuk ka fuqi t’i japë njerëzimit jetën e përhershme. [Të hapet fletushka në faqen 3.] Kur ishte mbi tokë, Jezui përshkroi disa ngjarje që do t’i paraprinin fundit të botës. Por njëkohësisht i inkurajoi dishepujt e tij që të gëzoheshin, sepse këto ngjarje do të nënkuptonin se çlirimi ishte afër.» Pasi të trajtohen shkurtimisht disa aspekte nga shenja e pranisë së Jezuit, të drejtohet vëmendja mbi faqen e fundit, ku tregohen disa bekime të sundimit të Mbretërisë së tij.
3 Një lajmëtar i ri në moshë apo detyrë dhe pa përvojë, mund të përdorë ilustrimet e një fletushke si hyrje.
Duke përdorur fletushkën «A do të mbijetojë kjo botë?», një lajmëtar mund ta hapë në faqet 3 dhe 4 e të thotë:
◼ «Shikoi këto dy figura: një aeroplan që lëshon bomba në kohë lufte dhe një fëmijë që po vdes urie. [Kthehu në faqen 5.] Shikoi fotografitë e një tërmeti dhe të një njeriu të sëmurë në spital. [Pauzë] Bibla tregon se këto tmerre do të marrin fund së shpejti.»
4 Nëse personi duket i interesuar, lexo Zbulesën 21:3, 4 drejtpërdrejtë nga Bibla apo duke cituar fletushkën në faqen 6. Sipas interesit që do të gjesh, mund të trajtosh informata të mëtejshme. Kur shfaqet një interes i qartë, mund të shpjegosh shkurtimisht natyrën e veprës tonë, të lësh librin Njeriu më i madh dhe të merreni vesh për një rivizitë.
5 Hidh bazat për një rivizitë: Pavarësisht nëse kemi lënë një fletushkë, librin Njeriu më i madh apo botime të tjera ose nëse kemi bërë thjesht një bisedë të pëlqyeshme, mund të themi: «Kur të vij herën tjetër do të desha t’ju flas mbi një fakt interesant në lidhje me qytetin ku lindi Jezui.» Sigurohu se ke shënuar gjithçka me kujdes mbi bisedën dhe interesin e treguar.
6 Mbretëria përbën shpresën e vetme për paqe për njerëzimin. Le të tregojmë interes të zjarrtë për të ndarë me të gjithë ata që hasim «njohurinë e saktë të sekretit të shenjtë të Perëndisë, të quajtur Krisht.»—Kolos. 2:2.