BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/94 f. 8
  • Ti kushtojmë vëmendje interesit të gjetur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ti kushtojmë vëmendje interesit të gjetur
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Material i ngjashëm
  • Të përdorim revistat tona nga shtëpia në shtëpi
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Kthehuni me gëzim për të ndihmuar të interesuarit
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Rivizita të thjeshta dhe të efektshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Ndihmo të tjerët të mësojnë për Birin e Perëndisë, Jezu Krishtin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 1/94 f. 8

Ti kushtojmë vëmendje interesit të gjetur

1 Kur shpërndajmë revistat tona dhe botime të tjera teokratike, ne përhapim mesazhin që Jezu Krishti shpalli. Prandaj duhet të përpiqemi shumë për të rivizituar çdo njeri që shfaq interes.

2 Në qoftë se ke prezantuar një artikull të veçantë të Kullës së Rojës, që i intereson të zotit të shtëpisë, kur të kthehesh trajto pika të tjera nga artikulli, duke e përqëndruar bisedën mbi një shkrim kryesor ose mbi një apo dy paragrafë. Në qoftë se ai vazhdon të tregojë interes, trego se Kulla e Rojës është e dobishme për tërë familjen. Çdo botim, ka një shumëllojshmëri subjektesh mbi përballimin e problemeve të sotme, pyetjet që i shqetësojnë të rinjtë etj. Kur i zoti i shtëpisë shfaq interes të vërtetë, thuaj se mund t’i bëhet një pajtim në Kullën e Rojës dhe se mund të marrë 12 numra në 6 muaj.

3 Po në qoftë se të zotit të shtëpisë nuk i intereson asnjë artikull i Kullës së Rojës? Në vend se t’i japësh fund bisedimit ti mund të shfrytëzosh rastin për t’i mësuar të zotit të shtëpisë më shumë mbi veprën e Dëshmitarëve të Jehovait, duke përdorur informacionet e marra nga broshura Dëshmitarët e Jehovait të bashkuar.

4 Në qoftë se më parë i ke lënë një numër të «Kullës së Rojës», duke përdorur 2. Timoteut 3:1-5 dhe duke nxjerrë në pah informacionet e faqes 2 të revistës, kur të kthehesh mund të thuash kështu:

◼ «Në bashkëbisedimin tonë herën që kaloi diskutuam për domethënien e gjërave që ndodhin rreth nesh sot në botë. Shumë njerëz duket se e kanë humbur interesin për Perëndinë dhe për mënyrën e jetesës që kërkon Ai, e cila na jepet në Bibël. Kjo ka ndikuar shumë në sjelljen e njerëzve ndaj njëri-tjetrit, siç është përshkruar në 2. Timoteut 3:1-5. Mendoni se ka ndonjë arsye të fortë, për të pritur kushte më të mira për të ardhmen?» Pasi ta lini që të komentojë, mund t’ia drejtosh vëmendjen në 2. Pjetrit 3:13. Në këtë rast nxirr në pah se çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë me njerëzimin.

5 Në vizitën tjetër, ndoshta mund të dallosh se i zoti i shtëpisë dëshiron të diskutojë për fenë e tij, duke e parë si një gjë mjaft personale. Ti mund të thuash diçka të tillë:

◼ «Me kaq shumë fe që ka sot në një botë që bëhet gjithnjë e më e vogël, falë shpejtësisë së sistemit të komunikacionit dhe transportit, njerëzimi ndeshet me shumë fe të ndryshme, i pëlqejnë atij apo jo. Prandaj, duke kuptuar pikëpamjet e njëri-tjetrit, mund të drejtojmë një komunikim më kuptimplotë ndërmjet njerëzve me fe të ndryshme. Mund të zhduken disa nga urrejtjet që e kanë bazën në besimet fetare. Si mendoni ju?» Pasi ta lësh të komentojë, tërhiqi vëmendjen të zotit të shtëpisë në përmbajtjen e librit Të jetosh përgjithmonë.

6 Le të bëjmë çdo përpjekje që të rivizitojmë të gjithë ata që shfaqin interes për të vërtetën dhe t’i ndihmojmë ata drejt rrugës që të udhëheq në jetën e përhershme.—1. Gjon. 4:23, 24.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo