Ndihmo studentët e Biblës që të përgatiten për studimin e tyre.
1 Studentët e Biblës që përgatiten për studimin e tyre çdo javë, tregojnë interes të sinqertë në studim dhe zakonisht bëjnë një progres më të shpejtë frymor se ata që nuk përgatiten. Nganjëherë, një student mund të mos përgatitet sepse ai nuk di se si. Mund të jetë e nevojshme t’i mësojmë atij, se si të studiojë dhe të përgatitet. Si mund ta bëjmë këtë?
2 Në fillim fare merr pak kohë, që të sigurohesh nëse studenti di se si të përgatitet. Përgatitja përfshin studimin dhe megjithëse shumë njerëz janë të aftë për të lexuar, nuk kanë mësuar se si të studiojnë. Shoqata ka botuar sugjerime në Kullën e Rojës për të përmirësuar shprehitë e studimit të cilat mund t’i përdorim për të ndihmuar të tjerët.
3 Tregoji studentit rëndësinë e studimit: Ti mund t’i tregosh studentit librin tënd të studimit në të cilin ke shënuar ose nënvizuar fjalët dhe frazat kyçe. Le të shohë se si duke i hedhur një vështrim të shpejtë pjesëve të shënuara, mund të kujtojë mendime të cilat mund të jetë i aftë t’i shprehë me fjalët e tij. Atëherë ai nuk do të mundohet të lexojë të gjithë pjesën nga libri kur t’i përgjigjet pyetjeve. Stërvitja e përshtatshme në këtë fazë, do ta ndihmojë atë më vonë që të bëjë komente kuptimplote në mbledhjet e kongregacionit. Komentet e tij do të pasqyrojnë çmueshmërinë për materialin që ke konsideruar dhe do të ndikojnë thellësisht në kuptueshmërinë e tij.
4 Mësoju atyre të përdorin Biblën: Studentët kanë nevojë të mësojnë se si t’i gjejnë tekstet e shkrimeve të referuara në materialin e studimit. Kur ai është i aftë ta bëjë këtë në mënyrë të efektshme, do ta çmojë akoma më shumë se është me të vërtetë një student i Biblës. Gjithashtu, ai së pari mund të ketë nevojë të përdorë listën e Biblës në fillim të saj, prandaj duhet ta inkurajojmë studentin të familjarizohet me serinë e 66 librave të Biblës. Kur kërkon një shkrim dhe e lexon, ndihmoje ta përcaktojë pjesën që përkrah pikën e trajtuar në paragraf dhe të mos ngatërrohet me pjesët që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me argumentin e studimit.
5 Në mënyrë që studenti të përparojë, inkurajojeni atë të lexojë Biblën nga fillimi në fund. Thekso që e gjithë Bibla është Fjala e frymëzuar e Perëndisë dhe se të krishterët e vërtetë duhet të ushqehen frymësisht nga ajo.
6 Paraqit referime të tjera teokratike: Kur studenti përparon në mënyrë të kënaqshme, ai mund të fillojë të përdorë referime të tjera teokratike. Me aftësi dalluese, inkurajoje atë që të kërkojë më shumë informacione në botimet e Shoqatës në mënyrë që të familjarizohet për të ndjekur mbledhjet e kongregacionit. Nëse ai lexon një gjuhë të huaj, mësoje se si të përdorë karakteristikat e veçanta të Përkthimit Bota e Re siç është «Treguesi i fjalëve të Biblës». Duke grumbulluar botimet e Shoqatës studenti mund të fillojë ta përdorë këtë literaturë për studimin e tij personal.
7 Në qoftë se i mësojmë studentët e Biblës të përgatiten për studimin e tyre biblik, ne do t’u krijojmë atyre kushte për të vazhduar progresin në të vërtetën si studentë të aftë të Biblës, edhe pas studimit të tyre personal të Biblës.