Fushatë në nëntor me fletushkën Lajmërim i Mbretërisë nr. 38
1. Ç’pyetje kanë njerëzit për të vdekurit dhe si do të marrin përgjigje në nëntor?
1 Vdekja është armik i të gjithë njerëzve, pavarësisht se çfarë besojnë. (1 Kor. 15:26) Shumë pyesin veten se ku janë të vdekurit dhe nëse do t’i shohin sërish. Prandaj, kongregacionet përreth globit do të marrin pjesë në fushatën njëmujore me fletushkën Lajmërim i Mbretërisë nr. 38 me titull «A mund të ringjallen të vdekurit?» Kjo fushatë speciale do të fillojë më 1 nëntor. Pas fushatës, fletushka Lajmërim i Mbretërisë nr. 38 do të përdoret në shërbim.
2. Si është përgatitur fletushka Lajmërim i Mbretërisë nr. 38?
2 Si është përgatitur? Fletushka Lajmërim i Mbretërisë nr. 38 është përgatitur për t’u palosur për së gjati, që në faqen e parë të jetë titulli që ngjall kureshtjen, si dhe fjalët «Mendon se . . . Po? Jo? Ndoshta?» Kur lexuesi të hapë fletushkën, do të shohë si i përgjigjet Bibla pyetjes kryesore dhe ç’mund të nënkuptojë premtimi biblik për të. Do të shohë edhe arsyet pse ta besojë Biblën. Ana e pasme e fletushkës ka një pyetje interesante që e bën lexuesin të mendojë dhe e fton të mësojë më shumë.
3. Si do të shpërndahet fletushka Lajmërim i Mbretërisë nr. 38?
3 Si do të shpërndahet? Kjo fushatë do të jetë e ngjashme me fushatat për shpërndarjen e ftesave të Përkujtimit dhe të kongreseve krahinore. Pleqtë do të japin udhëzime se si të mbulohet territori në përputhje me letrën që morën më 1 prill 2013. Kongregacionet me pak territor mund të ofrohen vullnetarisht për të ndihmuar kongregacionet aty afër me më shumë territor. Për sa i përket numrit të fletushkave, merrni aq sa ju duhet vetëm për një javë. Në qoftë se gjatë fushatës i mbaroni të gjitha territoret shtëpi më shtëpi, mund t’i përdorni fletushkat edhe për dëshminë në vende publike. Nëse i shpërndani të gjitha pa përfunduar fushata, mund të ofroni literaturën e muajit. Të shtunën e parë do të përqendrohemi te fushata speciale, në vend që të fillojmë studime biblike. Gjatë fundjavëve duhet të ofrojmë edhe revistat kur është e përshtatshme. A po bëni plane për të marrë pjesë sa më shumë në këtë fushatë speciale?