Psalmi
Për mjeshtrin e korit; të akordohet në sheminith.* Këngë e Davidit.
12 Më shpëto, o Jehova, se s’ka mbetur më asnjë besnik;
besnikët janë zhdukur nga njerëzia.
2 Të gjithë ngopin njëri-tjetrin me gënjeshtra,
e veç fjalë lajkatuese* nxjerrin nga zemrat e tyre dinake.*+
3 Por Jehovai do t’i presë gjuhët lajkatuese,
do t’i qepë buzët mburracake+
4 dhe do t’i shfarosë ata që thonë:
«Falë gjuhës do t’ia dalim mbanë.
Nga buzët mund të nxjerrim ç’të duam.
E kush do të jetë zot mbi ne?!»+
Nga duart e atyre që i përbuzin,* do t’i shpëtoj.»
6 Të kulluara janë fjalët e Jehovait,+
si argjendi në furrë balte* rafinuar,
si argjendi shtatë herë pastruar.
7 Ti, o Jehova, do t’i ruash ata;+
do t’i mbrosh përherë nga ky brez i lig.
8 Të ligjve nuk u vë fre njeri,
se bijtë e njerëzve ngrenë në qiell poshtërsinë.+