Psalmi
135 Lëvdoni Jah!*
Lëvdoni emrin e Jehovait!
Thurini lavde, ju, o shërbëtorë të Jehovait,+
2 ju që shërbeni në shtëpinë e Jehovait,
në oborret e shtëpisë së Perëndisë tonë.+
3 Lëvdoni Jah, se Jehovai është i mirë!+
Sa bukur është t’i këndosh lavde* emrit të tij!
5 E di mirë se Jehovai është madhështor;
Zotëria ynë është më i madhërishëm se gjithë perënditë e tjera.+
6 Jehovai bën gjithçka që i pëlqen,+
në qiell e në tokë, në det e në thellësitë e tij.
7 Ai bën që retë* të ngrihen nga skajet e tokës;
dërgon vetëtima për* shiun
dhe nxjerr nga depot e veta erën.+
8 Të parëlindurit e Egjiptit vrau,
si njerëz, edhe kafshë.+
11 Sihonin, mbretin e amoritëve,+
Ogun, mbretin e Bashanit,+
madje shpartalloi tërë mbretëritë e Kananit.
12 Vendin e tyre ia dha si trashëgimi
popullit të vet, Izraelit.+
13 O Jehova, emri yt do të qëndrojë përgjithmonë!
O Jehova, ti do të kujtohesh* brez pas brezi.+
15 Idhujt e kombeve janë argjend dhe ar,
vepër e duarve të njeriut.+
16 Kanë gojë, por s’mund të flasin;+
kanë sy, por s’mund të shohin;
17 kanë veshë, por s’mund të dëgjojnë;
me gojë nuk marrin frymë.+
19 Lëvdo Jehovain, o shtëpi e Izraelit!
Lëvdo Jehovain, o shtëpi e Aronit!
20 Lëvdo Jehovain, o shtëpi e Levit!+
Lëvdoni Jehovain, ju që nderoni thellësisht Jehovain!*
Lëvdoni Jah!+