Isaia
46 Beli përkulet,+ Neboja kërruset.
Idhujt e tyre janë ngarkuar mbi kafshët, mbi kafshët e barrës,+
si plaçkë e rëndë për kafshët e lodhura.
2 Ata kërrusen dhe përkulen së bashku;
nuk e shpëtojnë dot ngarkesën,*
dhe vetë ata shkojnë në robëri.
3 «Më dëgjo, o shtëpi e Jakobit, dhe të gjithë ju që keni mbetur nga shtëpia e Izraelit,+
ju, të cilët ju mbështeta që nga lindja e ju mbajta që në bark të nënës.+
4 Deri kur të plakeni, unë do të jem i njëjti;+
deri kur t’ju zbardhen flokët, do t’ju mbështes.
Ashtu siç kam bërë, do t’ju mbaj, do t’ju mbështes e do t’ju shpëtoj.+
5 Me kë do të më përngjasoni e do të më barazoni?+
Me kë do të më krahasoni sikur të ishim të ngjashëm?+
6 Ka nga ata që e derdhin pa hesap arin nga çanta e tyre;
peshojnë argjend në peshore.
Paguajnë një metalpunues që sajon me të një perëndi.+
Pastaj përkulen me fytyrë përtokë, po, e adhurojnë.*+
7 E ngarkojnë mbi supe,+
e mbartin dhe e vënë në vendin e vet, dhe ajo thjesht qëndron atje.
Nuk lëviz vendit.+
I thërrasin, por nuk përgjigjet;
nuk mund të shpëtojë njeri nga vuajtja.+
8 Kujtojeni këtë dhe merrni zemër.
Merreni seriozisht, o shkelës të ligjit!
Unë jam Perëndia dhe s’ka asnjë të ngjashëm me mua.+
10 Unë e them përfundimin që në fillim
dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk kanë ndodhur.+
11 Unë po thërras një zog grabitqar nga lindja e diellit,+
nga një vend i largët, njeriun që do të përmbushë vendimin* tim.+
Unë e kam thënë, e unë do ta plotësoj.
Ky është qëllimi im, e unë do ta realizoj.+
12 Dëgjomëni ju që keni zemër kryeneçe,*
ju që jeni larg drejtësisë.
Unë do t’i sjell shpëtimin Sionit dhe shkëlqimin tim Izraelit.»+