BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ligji i përtërirë 30:1-3
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 30 Kur t’ju ndodhin të gjitha këto fjalë, bekimet e mallkimet që ju kam vënë përpara,+ dhe t’i sillni ndër mend*+ kur të jeni në tërë kombet ku do t’ju ketë shpërndarë Jehovai, Perëndia juaj,+ 2 dhe të ktheheni te Jehovai, Perëndia juaj,+ bashkë me bijtë tuaj, e ta dëgjoni zërin e tij me gjithë zemër e me gjithë shpirt,* në gjithçka që po ju urdhëroj sot,+ 3 atëherë Jehovai, Perëndia juaj, do t’i kthejë prapë robërit që u morën nga ju,+ do t’ju tregojë mëshirë+ e do t’ju mbledhë sërish nga të gjithë popujt ku Jehovai, Perëndia juaj, do t’ju ketë shpërndarë.+

  • Ligji i përtërirë 30:8-10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 8 Pastaj do të ktheheni, do të dëgjoni zërin e Jehovait dhe do të zbatoni të gjitha urdhërimet e tij, që po ju jap sot. 9 Jehovai, Perëndia juaj, do ta begatojë me bollëk çdo gjë që do të bëjnë duart tuaja,+ do t’ju shtojë fëmijët, bagëtinë dhe frytin e tokës suaj, sepse Jehovai do të kënaqet sërish duke ju begatuar, siç kënaqej për paraardhësit tuaj.+ 10 Atëherë do ta dëgjoni zërin e Jehovait, Perëndisë tuaj, do të zbatoni urdhërimet e ligjet e tij të shkruara në këtë libër të Ligjit dhe do të ktheheni me gjithë zemër e me gjithë shpirt* te Jehovai, Perëndia juaj.+

  • 1 Mbretërve 8:48, 49
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 48 nëse kthehen te ti me gjithë zemër+ e me gjithë shpirt,* në vendin e armiqve që i robëruan; nëse të luten në drejtim të vendit që u dhe paraardhësve të tyre, të qytetit që ke zgjedhur dhe të shtëpisë që kam ndërtuar për emrin tënd,+ 49 atëherë dëgjoje nga qiejt, nga vendbanimi yt,+ lutjen e përgjërimin e tyre, dhe vër në vend drejtësinë për ta.

  • Jeremia 29:13
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 13 Do të më kërkoni dhe do të më gjeni,+ sepse do të më kërkoni me gjithë zemër,+

  • Joeli 2:12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 12 Jehovai thotë: «Megjithatë nuk është vonë të ktheheni, prandaj kthehuni tek unë me gjithë zemër,+

      me agjërime,+ me të qara e me vaje.

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo