-
Ligji i përtërirë 30:1-4Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
30 Kur t’ju ndodhin të gjitha këto fjalë, bekimet e mallkimet që ju kam vënë përpara,+ dhe t’i sillni ndër mend*+ kur të jeni në tërë kombet ku do t’ju ketë shpërndarë Jehovai, Perëndia juaj,+ 2 dhe të ktheheni te Jehovai, Perëndia juaj,+ bashkë me bijtë tuaj, e ta dëgjoni zërin e tij me gjithë zemër e me gjithë shpirt,* në gjithçka që po ju urdhëroj sot,+ 3 atëherë Jehovai, Perëndia juaj, do t’i kthejë prapë robërit që u morën nga ju,+ do t’ju tregojë mëshirë+ e do t’ju mbledhë sërish nga të gjithë popujt ku Jehovai, Perëndia juaj, do t’ju ketë shpërndarë.+ 4 Edhe sikur t’ju ketë shpërndarë në fund të qiejve, Jehovai, Perëndia juaj, do t’ju mbledhë të gjithëve si popull e do t’ju kthejë që andej.+
-
-
1 Mbretërve 8:47, 48Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
47 nëse vijnë në vete në vendin ku janë çuar robër+ dhe kthehen te ti+ e të përgjërohen në vendin e robërisë,+ duke thënë: ‘Kemi mëkatuar, kemi bërë atë që është e gabuar dhe kemi vepruar me ligësi’,+ 48 nëse kthehen te ti me gjithë zemër+ e me gjithë shpirt,* në vendin e armiqve që i robëruan; nëse të luten në drejtim të vendit që u dhe paraardhësve të tyre, të qytetit që ke zgjedhur dhe të shtëpisë që kam ndërtuar për emrin tënd,+
-