-
Numrat 21:23, 24Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
23 Por Sihoni nuk e la Izraelin të kalonte përmes territorit të tij. Përkundrazi, mblodhi tërë popullin dhe u nis për t’u ndeshur me Izraelin në shkretëtirë. Me të mbërritur në Jahaz, ai filloi luftën me Izraelin.+ 24 Por Izraeli e mposhti dhe i vrau me shpatë,+ si dhe shtiu në dorë vendin e tij+ nga Arnoni+ deri në Jabok,+ afër amonitëve, sepse Jazeri+ është kufiri i amonitëve.+
-
-
Josiu 12:1, 2Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
12 Këta janë mbretërit e vendit që u mundën nga izraelitët, të cilët shtinë në dorë vendin e tyre në anën lindore të Jordanit, nga lugina e Arnonit*+ deri në malin e Hermonit+ dhe tërë Arabahun drejt lindjes:+ 2 Sihoni,+ mbreti i amoritëve, që banonte në Heshbon. Sundimi i tij fillonte nga qyteti i Aroerit,+ që ishte buzë luginës së Arnonit,+ pastaj shtrihej nga mesi i luginës së Arnonit deri në luginën e Jabokut,* përfshinte gjysmën e Galadit e shkonte deri te lugina e Jabokut, që ishte në kufi me amonitët.
-