-
Ligji i përtërirë 12:31Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
31 Mos e adhuro Jehovain, Perëndinë tënd, siç adhurojnë ata perënditë e tyre, sepse ata bëjnë çdo gjë të neveritshme që Jehovai urren. Madje flijojnë në zjarr edhe bijtë e bijat e tyre për perënditë e veta.+
-
-
2 Mbretërve 16:1Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
16 Në vitin e 17-të të mbretërimit të Pekahut, birit të Remaliahut, u bë mbret Akazi,+ biri i Jotamit, mbretit të Judës.
-
-
Jeremia 7:30, 31Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
30 ‘Populli i Judës ka bërë atë që është e keqe në sytë e mi,—thotë Jehovai.—Kanë vënë idhujt e tyre të pështirë në shtëpinë që mban emrin tim, që ta ndotin.+ 31 Kanë ngritur vendet e larta* të Tofetit, që ndodhet në Luginën e Birit të Hinomit,*+ për të djegur djemtë dhe vajzat e tyre në zjarr,+ diçka që nuk e kam urdhëruar dhe as më ka shkuar kurrë ndër mend.*+
-