-
Zanafilla 1:9Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
9 Pastaj Perëndia tha: «Le të grumbullohen në një vend ujërat që janë nën qiej dhe le të shfaqet dheu i thatë.»+ Dhe kështu u bë.
-
-
Jobi 38:11Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
11 kur i thashë: ‘Deri këtu mund të vish e jo më tutje;
këtu do të ndalen dallgët e tua krenare.’+
-
-
Psalmi 136:6Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
6 Ai e shpalosi tokën sipër ujërave,+
se dashuria e tij besnike zgjat përjetë.
-
-
Jeremia 5:22Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
22 “Vallë nuk keni frikë nga unë?—thotë Jehovai.
A nuk duhet të dridheni prej meje?
Unë kam vendosur rërën si kufi për detin,
një rregull të përhershëm që ai nuk mund ta shkelë.
Ndonëse dallgët trazohen, ato nuk mund të kalojnë përtej;
ndonëse gjëmojnë, nuk mund ta kapërcejnë kufirin.+
-