4 ti do të thuash këtë proverb kundër mbretit të Babilonisë:
«Oh, çfarë fundi i erdhi atij që i shtrëngonte të tjerët të punonin!
Oh, çfarë fundi i erdhi shtypjes!+
5 Jehovai e theu thuprën e të ligjve,
bastunin e sundimtarëve,+
6 ata që i goditnin pareshtur e me furi popujt,+
ata që i nënshtronin kombet gjithë zemërim duke i përndjekur pa mëshirë.+