Si ta përdorim këtë broshurë
Në faqet vijuese do të gjeni një shkrim për çdo ditë dhe komente rreth atij shkrimi. Edhe pse shkrimi e komenti mund të lexohen në çdo moment, shumë e kanë më mirë po ta shqyrtojnë në mëngjes. Kështu mund të mendojnë rreth tyre gjatë ditës. Familjet nxjerrin shumë dobi po ta diskutojnë materialin së bashku. Familjet Bethel në të gjithë botën bëjnë kështu në mëngjes.
Komentet janë marrë nga numrat e Kullës së Rojës (w) të periudhës prill 2022 deri në mars 2023. Shifrat që pasojnë datën e Kullës së Rojës, u referohen faqes ose faqeve, dhe pastaj paragrafëve ku ndodhet materiali. (Shih ilustrimin më poshtë.) Informacione shtesë për argumentin që do të trajtohet mund të gjenden në artikullin përkatës.