BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • Sot

E diel, 9 nëntor

Mos ki frikë!—Dan. 10:19.

Çfarë duhet të bëjmë që të zhvillojmë guxim? Prindërit mund të na nxitin të jemi të guximshëm, por nuk na e trashëgojnë dot këtë cilësi. Të mësosh të jesh i guximshëm është si të zhvillosh një aftësi të re. Një mënyrë si ta përvetësosh një aftësi është të shohësh me vëmendje si vepron një mjeshtër, e pastaj të imitosh shembullin e tij. Po njësoj, ne mësojmë të jemi të guximshëm kur shohim me kujdes si e shfaqin të tjerët këtë cilësi, e pastaj imitojmë shembullin e tyre. Ashtu si Danieli duhet ta njohim mirë Fjalën e Perëndisë. Duhet të krijojmë një lidhje të ngushtë me Jehovain, duke folur shpesh e hapur me të. Gjithashtu duhet të mbështetemi me besim te Perëndia ynë, të sigurt se do të na gjendet gjithmonë pranë. Kështu, kur të na sprovohet besimi, do të tregojmë guxim. Njerëzit e guximshëm shpesh fitojnë respektin e të tjerëve. Gjithashtu mund t’i ndihmojnë njerëzit me zemër të sinqertë të njohin Jehovain. Pra, kemi arsye të shkëlqyera për të zhvilluar guxim. w23.08 2 ¶2; 4 ¶8-9

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E hënë, 10 nëntor

Sigurohuni për të gjitha gjërat.—1 Sel. 5:21.

Fjala greke e përkthyer «sigurohuni» përdorej për provën që u bëhej metaleve të çmuara për të parë nëse ishin vërtet të tilla. Pra, duhet ta vëmë në provë atë që dëgjojmë ose lexojmë për të kuptuar nëse është e vërtetë. Aq më e rëndësishme është ta bëjmë edhe ne këtë sa më shumë afrohet shtrëngimi i madh. Në vend që ta pranojmë me naivitet atë që na thonë të tjerët, përdorim aftësinë për të menduar që t’i krahasojmë gjërat që lexojmë a dëgjojmë me ato që thonë Bibla dhe organizata e Jehovait. Kështu nuk do të mashtrohemi nga propaganda e demonëve ose nga dredhitë e tyre. (Prov. 14:15; 1 Tim. 4:1) Si grup, shërbëtorët e Perëndisë do t’i mbijetojnë shtrëngimit të madh. Por, si individë nuk e dimë ç’do të sjellë e nesërmja. (Jak. 4:14) Gjithsesi, pavarësisht nëse i mbijetojmë shtrëngimit të madh apo vdesim para tij, do të marrim si shpërblim jetën e përhershme po të qëndrojmë besnikë. Le të përqendrohemi të gjithë te shpresa jonë e mrekullueshme dhe të rrimë gati për ditën e Jehovait! w23.06 13 ¶15-16

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E martë, 11 nëntor

Ai ua tregon çështjen e tij konfidenciale shërbëtorëve të vet.—Amo. 3:7.

Nuk e dimë si do të plotësohen disa profeci të Biblës. (Dan. 12:8, 9) Megjithatë, fakti që nuk e kuptojmë plotësisht si do të përmbushet një profeci, kjo s’do të thotë që nuk do të përmbushet. Të mos kemi pikë dyshimi se Jehovai do të na i tregojë fiks në kohën e duhur ato që kemi nevojë të dimë, ashtu siç bëri në të kaluarën. Kombet do të deklarojnë se kanë sjellë «paqe dhe siguri». (1 Sel. 5:3) Pas kësaj, fuqitë politike të botës do t’i vërsulen fesë së rreme dhe do ta fshijnë nga faqja e dheut. (Zbul. 17:16, 17) Më pas do të sulmojnë popullin e Perëndisë. (Ezek. 38:18, 19) Këto ngjarje do të çojnë drejt e në luftën finale, në Armagedon. (Zbul. 16:14, 16) Mund të jemi të sigurt se këto ngjarje do të ndodhin së shpejti. Deri atëherë, le të vazhdojmë t’i tregojmë mirënjohje Atit tonë të dashur duke u kushtuar vëmendje profecive të Biblës e duke ndihmuar edhe të tjerët ta bëjnë këtë. w23.08 13 ¶19-20

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo