BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • Sot

E hënë, 1 shtator

Nga lart do të shkëlqejë mbi ne . . . agimi.—Luka 1:78.

Perëndia i ka dhënë Jezuit fuqinë të zgjidhë të gjitha problemet e njerëzimit. Me anë të mrekullive të tij, Jezui tregoi se ka fuqi të zgjidhë probleme që nuk do t’i zgjidhnim dot kurrë me forcat tona. Për shembull, ai ka fuqinë të na shpëtojë duke zhdukur shkakun rrënjësor të problemeve të njerëzimit—mëkatin e trashëguar dhe pasojat e tij, si sëmundjet e vdekjen. (Mat. 9:1-6; Rom. 5:12, 18, 19) Bëmat e mrekullueshme të Jezuit janë provë se ai mund të shërojë «çdo lloj» sëmundjeje, madje edhe të kthejë në jetë të vdekurit. (Mat. 4:23; Gjoni 11:43, 44) Gjithashtu ka fuqinë të fashitë stuhi të egra dhe të mundë frymëra të liga. (Mar. 4:37-39; Luka 8:2) Sa na e qetëson zemrën fakti që Jehovai i ka dhënë Birit të tij një fuqi të tillë! Mund të jemi plotësisht të sigurt se së shpejti do të gëzojmë bekimet e premtuara nën Mbretërinë e Perëndisë. Mrekullitë që kreu Jezui kur jetoi në tokë, tregojnë ç’do të bëjë në një masë shumë më të madhe si Mbreti qiellor i Mbretërisë së Perëndisë. w23.04 3 ¶5-7

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E martë, 2 shtator

Fryma shqyrton çdo gjë, madje edhe gjërat e thella të Perëndisë.—1 Kor. 2:10.

Nëse je në një kongregacion me shumë lajmëtarë dhe shpesh nuk ta japin fjalën, ndoshta të vjen të mos e ngresh më dorën. Por mos u dorëzo. Vazhdo të përpiqesh të komentosh. Përgatit disa komente për çdo mbledhje. Kështu, nëse nuk të jepet fjala nga fillimi i mbledhjes, do të kesh mundësi të tjera të komentosh gjatë mbledhjes. Kur përgatitesh për Studimin e Kullës së Rojës, mendo si lidhet secili paragraf me temën e artikullit. Në këtë mënyrë, ka shumë gjasa të kesh komente me vlerë gjatë gjithë artikullit. Gjithashtu, mund të përgatitësh komente për paragrafët ku flitet për të vërteta të thella që janë më të vështira për t’u shpjeguar. Pse? Sepse gjatë asaj pjese të artikullit mund të ketë më pak komentues. Po nëse edhe pas disa mbledhjesh akoma nuk ke pasur mundësi të komentosh? Mund t’i tregosh drejtuesit para mbledhjes se cilës pyetje do të doje t’i përgjigjeshe. w23.04 21-22 ¶9-10

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E mërkurë, 3 shtator

Jozefi . . . bëri siç e kishte udhëzuar engjëlli i Jehovait: e mori në shtëpi gruan e tij.—Mat. 1:24.

Jozefi e ndiqte pa ngurruar drejtimin e Jehovait, dhe kjo e bëri një bashkëshort më të mirë. Të paktën në tri raste, ai mori udhëzime nga Perëndia në lidhje me familjen e tij. Në çdo rast u bind menjëherë, edhe kur kjo kërkonte sakrifica të mëdha. (Mat. 1:20; 2:13-15, 19-21) Duke ndjekur drejtimin e Perëndisë, Jozefi e mbrojti Marinë, u kujdes për të dhe i siguroi gjërat e nevojshme. Imagjino si thellohej dashuria dhe respekti i Marisë për Jozefin kur shihte si vepronte ai! Ju burra mund ta imitoni Jozefin duke kërkuar këshilla të bazuara në Bibël se si të kujdeseni për familjen. Kur i zbatoni këto këshilla, edhe nëse kjo kërkon sakrifica, po tregoni dashuri për gruan tuaj dhe po forconi martesën. Një motër në Vanuatu që ka mbi 20 vjet e martuar, thotë: «Kur im shoq kërkon dhe ndjek drejtimin e Jehovait, e respektoj akoma më shumë. Ndihem e sigurt dhe kam besim te vendimet e tij.» w23.05 21 ¶5

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo