BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • Sot

E shtunë, 20 shtator

Ta doni njëri-tjetrin.—Gjoni 13:34.

Nëse tregojmë dashuri për disa në kongregacion e për disa jo, nuk po i bindemi urdhrit të Jezuit për dashurinë. Natyrisht, ashtu si Jezui, mund të ndihemi më të afërt me disa. (Gjoni 13:23; 20:2) Megjithatë, apostulli Pjetër na kujton se duhet të përpiqemi të kemi për të gjithë vëllezërit e motrat «përzemërsi vëllazërore»—një ndjenjë të ngrohtë si mes pjesëtarëve të familjes. (1 Pjet. 2:17) Pjetri na nxit të kemi «dashuri të zjarrtë nga zemra» për njëri-tjetrin. (1 Pjet. 1:22) Në këtë kontekst, të kemi dashuri «të zjarrtë» do të thotë ta hapim më shumë zemrën, e kështu të mos kufizohemi duke treguar dashuri vetëm kur na vjen natyrshëm. Për shembull, ta zëmë se një vëlla na fyen ose na lëndon. Në fillim ndoshta na vjen t’ia kthejmë me të njëjtën monedhë, jo të tregojmë dashuri. Por Pjetri mësoi nga Jezui se Perëndisë nuk i pëlqen një sjellje e tillë. (Gjoni 18:10, 11) Pjetri shkroi: «Mos e ktheni të keqen me të keqe dhe sharjen me të sharë, por më mirë bekoni.» (1 Pjet. 3:9) Nëse ke ushqyer dashuri të zjarrtë, ajo do të të nxitë të tregosh zemërmirësi e konsideratë. w23.09 28-29 ¶9-11

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E diel, 21 shtator

Gratë duhet të jenë . . . të përkora në zakone, besnike në gjithçka.—1 Tim. 3:11.

Mahnitemi kur shohim sa shpejt rritet një fëmijë. Duket sikur rritet vetvetiu. Ama, nuk ndodh vetvetiu që të bëhemi të krishterë të pjekur. (1 Kor. 13:11; Hebr. 6:1) Që ta arrijmë këtë synim, na duhet një miqësi e ngushtë me Jehovain. Na duhet edhe fryma e tij e shenjtë ndërsa kultivojmë cilësi që e kënaqin, zhvillojmë aftësi praktike dhe përgatitemi për role që mund të kemi në të ardhmen. (Prov. 1:5) Jehovai i krijoi njerëzit mashkull dhe femër. (Zan. 1:27) Natyrisht, burrat dhe gratë ndryshojnë nga njëri-tjetri fizikisht, por edhe në mënyra të tjera. Për shembull, Jehovai i ka krijuar burrat dhe gratë në mënyrë të tillë që të përmbushin role specifike. Prandaj u duhen cilësi dhe aftësi që do t’i ndihmojnë të përmbushin këto përgjegjësi.—Zan. 2:18. w23.12 18 ¶1-2

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E hënë, 22 shtator

Bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet, duke i pagëzuar në emër të Atit [dhe] të Birit.—Mat. 28:19.

A dëshironte Jezui që të tjerët ta përdornin emrin e Atit të tij? Pa diskutim. Ka të ngjarë që disa krerë fetarë të asaj kohe besonin se nuk duhej ta zinin në gojë emrin e Perëndisë ngaqë ishte tepër i shenjtë. Por Jezui nuk i lejoi kurrë traditat që nuk bazoheshin në Shkrime ta ndalonin të nderonte emrin e Atit të tij. Mendo pak për rastin kur shëroi një burrë të demonizuar në rajonin e gerazenëve. Njerëzit në atë zonë u frikësuan dhe iu përgjëruan Jezuit të largohej, ndaj ai nuk qëndroi. (Mar. 5:16, 17) Ama Jezui donte që ata ta njihnin emrin e Jehovait. Ja pse i tha burrit që shëroi t’u tregonte të tjerëve jo çfarë kishte bërë Jezui, por çfarë kishte bërë Jehovai. (Mar. 5:19) Dëshira e Jezuit nuk ka ndryshuar: ai do që ta bëjmë të njohur emrin e Atit të tij në mbarë botën. (Mat. 24:14; 28:20) Kur bëjmë pjesën tonë, kënaqim Mbretin Jezu. w24.02 10 ¶10

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo