BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • Sot

E diel, 21 shtator

Gratë duhet të jenë . . . të përkora në zakone, besnike në gjithçka.—1 Tim. 3:11.

Mahnitemi kur shohim sa shpejt rritet një fëmijë. Duket sikur rritet vetvetiu. Ama, nuk ndodh vetvetiu që të bëhemi të krishterë të pjekur. (1 Kor. 13:11; Hebr. 6:1) Që ta arrijmë këtë synim, na duhet një miqësi e ngushtë me Jehovain. Na duhet edhe fryma e tij e shenjtë ndërsa kultivojmë cilësi që e kënaqin, zhvillojmë aftësi praktike dhe përgatitemi për role që mund të kemi në të ardhmen. (Prov. 1:5) Jehovai i krijoi njerëzit mashkull dhe femër. (Zan. 1:27) Natyrisht, burrat dhe gratë ndryshojnë nga njëri-tjetri fizikisht, por edhe në mënyra të tjera. Për shembull, Jehovai i ka krijuar burrat dhe gratë në mënyrë të tillë që të përmbushin role specifike. Prandaj u duhen cilësi dhe aftësi që do t’i ndihmojnë të përmbushin këto përgjegjësi.—Zan. 2:18. w23.12 18 ¶1-2

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E hënë, 22 shtator

Bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet, duke i pagëzuar në emër të Atit [dhe] të Birit.—Mat. 28:19.

A dëshironte Jezui që të tjerët ta përdornin emrin e Atit të tij? Pa diskutim. Ka të ngjarë që disa krerë fetarë të asaj kohe besonin se nuk duhej ta zinin në gojë emrin e Perëndisë ngaqë ishte tepër i shenjtë. Por Jezui nuk i lejoi kurrë traditat që nuk bazoheshin në Shkrime ta ndalonin të nderonte emrin e Atit të tij. Mendo pak për rastin kur shëroi një burrë të demonizuar në rajonin e gerazenëve. Njerëzit në atë zonë u frikësuan dhe iu përgjëruan Jezuit të largohej, ndaj ai nuk qëndroi. (Mar. 5:16, 17) Ama Jezui donte që ata ta njihnin emrin e Jehovait. Ja pse i tha burrit që shëroi t’u tregonte të tjerëve jo çfarë kishte bërë Jezui, por çfarë kishte bërë Jehovai. (Mar. 5:19) Dëshira e Jezuit nuk ka ndryshuar: ai do që ta bëjmë të njohur emrin e Atit të tij në mbarë botën. (Mat. 24:14; 28:20) Kur bëjmë pjesën tonë, kënaqim Mbretin Jezu. w24.02 10 ¶10

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E martë, 23 shtator

Për hir të emrit tim ke duruar shumë gjëra.—Zbul. 2:3.

Ç’bekim të pashoq kemi që bëjmë pjesë në organizatën e Jehovait në këto ditë të fundit të trazuara! Ndërsa bota katandiset keq e më keq, Jehovai na ka dhënë një familje të bashkuar me vëllezër e motra. (Psal. 133:1) Gjithashtu na ndihmon të kemi lidhje të forta familjare. (Efes. 5:33–6:1) Veç kësaj, na jep gjykimin e thellë dhe mençurinë që na duhen për të pasur paqe në zemër. Megjithatë duhet të punojmë pa u lodhur që të vazhdojmë t’i shërbejmë me besnikëri Jehovait. Pse? Sepse me raste mund të ofendohemi nga ajo që thonë a bëjnë të tjerët. Gjithashtu mund të na lëshojë zemra nga gabimet tona, sidomos nëse përsëritim shpesh të njëjtat gabime. Ndaj duhet t’i shërbejmë pa u dorëzuar Jehovait edhe (1) kur na ofendon një vëlla a motër, (2) kur na zhgënjen bashkëshorti dhe (3) kur zhgënjehemi nga vetja. w24.03 14 ¶1-2

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo