BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • Sot

E martë, 23 shtator

Për hir të emrit tim ke duruar shumë gjëra.—Zbul. 2:3.

Ç’bekim të pashoq kemi që bëjmë pjesë në organizatën e Jehovait në këto ditë të fundit të trazuara! Ndërsa bota katandiset keq e më keq, Jehovai na ka dhënë një familje të bashkuar me vëllezër e motra. (Psal. 133:1) Gjithashtu na ndihmon të kemi lidhje të forta familjare. (Efes. 5:33–6:1) Veç kësaj, na jep gjykimin e thellë dhe mençurinë që na duhen për të pasur paqe në zemër. Megjithatë duhet të punojmë pa u lodhur që të vazhdojmë t’i shërbejmë me besnikëri Jehovait. Pse? Sepse me raste mund të ofendohemi nga ajo që thonë a bëjnë të tjerët. Gjithashtu mund të na lëshojë zemra nga gabimet tona, sidomos nëse përsëritim shpesh të njëjtat gabime. Ndaj duhet t’i shërbejmë pa u dorëzuar Jehovait edhe (1) kur na ofendon një vëlla a motër, (2) kur na zhgënjen bashkëshorti dhe (3) kur zhgënjehemi nga vetja. w24.03 14 ¶1-2

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E mërkurë, 24 shtator

Nga këtu ku kemi përparuar, le të vazhdojmë të ecim me rregull në të njëjtën udhë.—Filip. 3:16.

Herë pas here do të dëgjosh histori të vëllezërve e të motrave që vendosën ta zgjeronin shërbimin. Ndoshta ndoqën Shkollën për Ungjillëzuesit e Mbretërisë ose u transferuan ku kishte më tepër nevojë. Nëse ke mundësi ta vësh edhe ti këtë synim, mos ngurro aspak. Adhuruesit e Jehovait duan me gjithë zemër ta zgjerojnë shërbimin. (Vep. 16:9) Po nëse tani për tani e ke të pamundur ta bësh këtë? Mos mendo se ke më pak vlerë nga ata që e kanë këtë mundësi. Gara jonë është një garë qëndrueshmërie. (Mat. 10:22) Mos harro sa e çmuar është për Jehovain çdo gjë që arrin të bësh sipas aftësive dhe rrethanave të tua. Kjo është një mënyrë e rëndësishme si ta ndjekësh vazhdimisht Jezuin pas pagëzimit.—Psal. 26:1. w24.03 10 ¶11

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E enjte, 25 shtator

Me zemërmirësi, ai na i fali të gjitha shkeljet.—Kolos. 2:13.

Ati ynë qiellor na ka premtuar se do të na falë në qoftë se pendohemi. (Psal. 86:5) Prandaj, nëse na vjen vërtet keq për gabimet tona, mund t’i besojmë premtimit të tij se na ka falur. Të mos harrojmë se Jehovai nuk është i ngurtë ose i paarsyeshëm. Ai nuk pret asnjëherë nga ne më tepër se ç’mundemi. Jehovai çmon çdo gjë që bëjmë për të, për sa kohë që është më e mira jonë. Gjithashtu, të mendojmë për personazhe nga Bibla që i shërbyen me gjithë shpirt Jehovait. Për shembull, apostulli Pavël i shërbeu me zell Jehovait për vite të tëra. Ai udhëtoi mijëra kilometra e formoi shumë kongregacione. Megjithatë, mos vallë e humbi miratimin e Perëndisë kur rrethanat e pengonin të bënte aq sa më parë në veprën e predikimit? Aspak. Pavli vazhdoi të bënte atë që mundej, dhe Jehovai e bekoi. (Vep. 28:30, 31) Edhe ajo që mund t’i japim ne Jehovait ka të ngjarë të ndryshojë. Megjithatë, gjëja që ka vërtet rëndësi për të është motivi pse i shërbejmë. w24.03 27 ¶7, 9

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo