Mbledhjet e Shërbimit për dhjetorin
Java që fillon më 2 dhjetor
Kënga 13 (124)
10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi Ynë i Mbretërisë.
15 min.: «Kush do ta dëgjojë mesazhin tonë?» Me pyetje dhe përgjigje.
20 min.: «Fjala e Perëndisë siguron drejtim.» (Paragrafët 1-6) Filloje pjesën me paragrafët 1-2. Lajmëtarë të aftë të demonstrojnë prezantimet e sugjeruara në paragrafët 3-6. Fto auditorin të komentojë mbi (1) mënyrën se si pyetjet e ngritura ndihmuan për të nxitur interesin, (2) se si shkrimet e përdorura përshtateshin me temën që trajtohej, (3) se si u përmend çështja e kontributeve, (4) se si rivizita ndoqi në mënyrë të logjikshme bisedën e parë dhe (5) se si u ofrua studimi.
Kënga 11 (85) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 9 dhjetor
Kënga 26 (212)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: Të ndihmojmë të moshuarit që të marrin pjesë në shërbim. Shumë lajmëtarë të vjetër plot besim, kanë një dëshirë të zjarrtë për të marrë pjesë në predikim me kongregacionin, por kanë kufizime fizike, në saje të moshës dhe shëndetit të dobët. Ekzistojnë mënyra, në të cilat mund të tregojmë konsideratë për ta, për t’i përfshirë edhe ata në shërbimin në grup: të ofrohemi për të siguruar transportin; të marrim masa që ata të bëjnë ato shtëpi, ku ka më pak shkallë për t’u ngjitur; ta parkojmë makinën pranë zonës ku predikojmë, me qëllim që ata të mund të çlodhen, kur janë të lodhur; të ofrohemi për t’i marrë me makinë në rivizitat që kanë për të bërë; t’u bëjmë të ditur se do t’i kthejmë në shtëpi, kur të ndihen se nuk mund të vazhdojnë më. Të moshuarit janë mirënjohës për ndihmën që u ofrohet. Përmend mënyra të tjera, në të cilat mund të tregosh një konsideratë të tillë në zonën lokale.
20 min.: «Fjala e Perëndisë siguron drejtim.» (Paragrafët 7-9) Komento mbi artikullin «Një nevojë për drejtim», në Kullën e Rojës, 1 maj 1993, faqe 3, angl. Shpjego përse prezantimet tona duhet të theksojnë rëndësinë që ka kërkimi i ndihmës tek një burim më i lartë: Perëndia. Lajmëtari të demonstrojë prezantimet në paragrafët 7-8. Thekso se synimi ynë në fund duhet të jetë fillimi i një studimi biblik me librin Njohuria.
Kënga 7 (51) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 16 dhjetor
Kënga 6 (45)
10 min.: Njoftime lokale. Ofro disa sugjerime mbi mënyrën se si të reagojmë me takt ndaj urimeve për festat. Thekso rregullimet e veçanta për shërbimin në fushë, për 25 dhjetorin.
15 min.: «Të ofrojmë veten vullnetarisht.» Me pyetje dhe përgjigje.
20 min.: «Të gëzojmë me rritjen që jep Perëndia.» Fjalim entuziast nga një plak.
Kënga 21 (191) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 23 dhjetor
Kënga 25 (204)
10 min.: Njoftime lokale. Nxirr në pah disa pika bisede nga revistat e fundit, që mund të përdoren në shërbim gjatë kësaj jave. Thekso rregullimet e veçanta për shërbimin në fushë, për 1 janarin.
15 min.: Nevoja lokale ose një fjalim nga një plak mbi artikullin «Dalja në pension: Një derë e hapur për aktivitete teokratike?», nga Kulla e Rojës, 15 korrik 1996, faqet 24-25.—Shiko Mendjehollësi, vëllimi 2, faqe 794, paragrafët 2-3, angl.
20 min.: «Regjistrimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik.» Fjalim nga mbikëqyrësi i shkollës. Jep statistika të regjistrimit lokal dhe inkurajo të gjithë ata, që kanë mundësi që të regjistrohen. Rishiko udhëzimet për fjalimet e studentëve, që jepen në «Programin për Shkollën e Shërbimit Teokratik për 1997».
Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 30 dhjetor
Kënga 15 (127)
10 min.: Njoftime lokale. Nëse kongregacioni duhet të ndryshojë orarin e mbledhjeve për vitin e ri, jep inkurajim të përzemërt, duke i inkurajuar të gjithë që të bëjnë rregullimet e nevojshme dhe të kenë një pjesëmarrje të rregullt me kongregacionin sipas orarit të ri.
20 min.: «Ndihmë në kohën e duhur.» Me pyetje dhe përgjigje. Nxirr në pah pikat e vlefshme kryesore nga çdo botim i ri.
15 min.: Rishiko ofrimin e literaturës për muajin janar. Ofro librin Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike, i cili u botua këtë vit. Nëse mund të lexosh në gjuhë të huaj, konsulto librin Të arsyetojmë, në faqet 9-14. Rishiko shkurtimisht hyrjet e përshtatshme për çdo libër. Demonstro një ose dy prezantime.
Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse.