BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/98 f. 5-6
  • Rishikim i Shkollës së Shërbimit Teokratik

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rishikim i Shkollës së Shërbimit Teokratik
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 12/98 f. 5-6

Rishikim i Shkollës së Shërbimit Teokratik

Rishikim me libër të mbyllur mbi materialin e trajtuar në caktimet e Shkollës së Shërbimit Teokratik, gjatë javëve 7 shtator deri 21 dhjetor 1998. Përdor një letër tjetër për të shkruar përgjigjet e sa më shumë pyetjeve që mundesh brenda kohës së lejuar.

[Shënim: Gjatë rishikimit me shkrim, për dhënien e përgjigjeve mund të përdoret vetëm Bibla. Referimet që ndodhen pas pyetjeve, janë për kërkimin tënd personal. Numrat e faqeve dhe të paragrafëve mund të mos jenë vendosur për të gjitha referimet në Kullën e Rojës.]

Përgjigjju secilit prej pohimeve të mëposhtme, duke shkruar e vërtetë ose e rremë:

1. Në 2. Timoteut 1:6, «dhurata» i referohet aftësisë për të folur në gjuhë të ndryshme, që Timoteut iu dha përmes veprimit të frymës së shenjtë të Perëndisë. [1, leximi javor i Biblës; shiko g3/98 f. 21 par. 5.]

2. Një i krishterë i pjekur ‘i stërvit aftësitë e tij perceptuese për të dalluar si të drejtën, ashtu dhe të gabuarën’ duke e bërë zakon përdorimin e çfarëdo njohurije që ka nga Fjala e Perëndisë. (Hebr. 5:14) [4, leximi javor i Biblës; shiko w96 1/9 f. 23 par. 7.]

3. Fakti që Jehovai «bën të lindë dielli i tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët» tregon se në çdo çështje lidhur me familjen njerëzore, Jehovai ka treguar në mënyrë të vazhdueshme paanshmërinë e tij. (Mat. 5:45) [5, w96 15/11 f. 25 par. 7]

4. Jakovi, shkrimtari i Biblës është i njëjti Jakov, zëdhënësi i «apostujve dhe i burrave të moshuar» në kohën e marrjes së vendimit mbi rrethprerjen. (Vep. 15:6, 13; Jak. 1:1) [7, w97 15/11 f. 8 par. 2]

5. Personat të cilëve u drejtohet Pjetri në letrën e tij të parë, ishin nga provincat romake të Pontusit, Galacisë, Kapadokisë, Azisë dhe Bitinisë, të gjitha në zonën e Turqisë së sotme. [8, leximi javor i Biblës; shiko w97 1/2 f. 14 par. 3.]

6. Zbulesa thotë se individët që përbëjnë shumicën e madhe, kryejnë shërbim të shenjtë ditë e natë. Kjo do të thotë se çdo gjë që ata bëjnë shihet si shërbim i shenjtë. [14, leximi javor i Biblës; shiko w95 1/5 f. 18 par. 13.]

7. Urdhri në 2. Gjonit 10 për të mos i pranuar në shtëpi ose përshëndetur disa persona, u referohet vetëm atyre që përhapin doktrina të rreme. [11, Leximi javor i Biblës; shiko pe f. 194 par. 10.]

8. Që do të ketë një parajsë në tokën tonë kjo duket qartë nga letra që apostulli Pavël u shkroi hebrenjve. (Hebr. 2:3, 5 BR) [3, leximi javor i Biblës; shiko w94 1/7 f. 6 par. 5.]

9. Mali qiellor i Sionit në Zbulesën 14:1, paraqet pozitën e lartë të Jezuit dhe të trashëgimtarëve që janë bashkë me të, të cilët përbëjnë Jerusalemin qiellor. (2. Kron. 5:2; Psal. 2:6) [16, leximi javor i Biblës; shiko w95 1/10 f. 13 par. 18.]

10. Pasi Bibla e lejon pirjen e pijeve alkoolike, do të ishte mjaft e përshtatshme të lejoheshin zakonet dhe traditat vendase për të përcaktuar se sa të konsumojmë. (Psal. 104:15) [15, w96 15/12 f. 27 par. 5]

Përgjigjju pyetjeve të mëposhtme:

11. Çfarë parafytyronte altari fizik, ku paraqiteshin kafshët për sakrificë? (Hebr. 10:10) [5, leximi javor i Biblës; shiko w96 1/7 f. 14 par. 5.]

12. Jep dy arsye se përse Jehovai e konsideron dhënien një pjesë të adhurimit të vërtetë. [4, w96 1/11 f. 29 par. 3-6; f. 30 par. 3]

13. Ku e kishte fjalën Jezui, kur tha: «Ti nuk deshe as flijim as mblatë»? (Hebr. 10:5) [5, leximi javor i Biblës; shiko w96 1/7 f. 14 par. 3.]

14. Në ç’mënyrë «qëndrueshmëria mund të ketë veprën e saj të plotë», siç lexohet në Jakovin 1:4 (BR)? [7, leximi javor i Biblës; shiko w97 15/11 f. 11 par. 9.]

15. Çfarë përfshin shprehja e Pjetrit ‘të mbash mirë në mend ditën e Jehovait’? (2. Pjet. 3:12) [9, leximi javor i Biblës; shiko w97 1/9 f. 19 par. 2.]

16. Cilat fjalë kyçe në 1. Gjonit 2:2 na ndihmojnë që të identifikojmë të dy grupet që përfitojnë nga vdekja flijuese e Jezuit? [10, Leximi javor i Biblës; shiko w98 15/2 f. 21 par. 15.]

17. Në harmoni me Zbulesën 1:7, në ç’mënyrë ata që e shpuan do ta shohin Jezuin «duke ardhur me retë»? [12, leximi javor i Biblës; shiko w93 1/10 f. 18 par. 7.]

18. Megjithëse Jezui predikoi për tre vjet e gjysmë mes izraelitëve, përse shumica e hodhën poshtë atë si Mesia? [13, w96 15/11 f. 29 par. 1, 6; f. 30 par. 3]

19. Ku bazohet shprehja «modelin e fjalëve të shëndosha» që përmendet në 2. Timoteut 1:13? [1, leximi javor i Biblës; shiko w96 15/1 f. 12 par. 10.]

20. Cilët përfaqësojnë «njëzet e katër pleqtë» në Zbulesën 4:4 dhe çfarë na sjellin ndër mend «kurorat» dhe «fronet» e tyre? [13, leximi javor i Biblës; shiko w95 1/10 f. 13 par. 17.]

Jep fjalën (fjalët) apo frazën që duhet për të plotësuar secilin nga pohimet e mëposhtme:

21. Siç tregohet në letrën që mban emrin e tij, .......... nuk e urdhëroi Filemonin, por përkundrazi e respektoi .......... . [2, leximi javor i Biblës; shiko w95 1/2 f. 20 par. 21.]

22. Për të vrapuar në garën që na është vënë përpara, ne duhet të heqim çdo peshë dhe .......... në të cilin ngecim lehtësisht, i cili është .......... . [6, leximi javor i Biblës; shiko w98 1/1 f. 10 par. 15.]

23. Në 2. Pjetrit 1:5-8, Pjetri këshillon që të bëjmë .......... për të ndërtuar cilësitë hyjnore që do të na pengojnë të jemi .......... ose .......... . [9, w97 1/9 f. 11 par. 14, 16]

24. Aplikimi i parë i flijimit shpërblerës të Jezuit, bëri të mundur që 144.000-t të .......... në jetën qiellore dhe të .......... duke qenë të lindur nga fryma prej Perëndisë. Për t’u çuar në lavdi, sigurisht që ata duhet të dalin të .......... deri në vdekje. [9, leximi javor i Biblë; shiko w98 15/2 f. 17 par. 16.]

25. Në .......... para Krishtit, u bë e dukshme se hebrenjtë filluan ta përvetësonin mësimin e .......... nga grekët. [16, w96 1/8 f. 6 par. 2-3]

Zgjidh përgjigjen e saktë në secilin prej pohimeve të mëposhtme:

26. Gjatë burgimit të parë të Pavlit në Romë, (Onesifori; Onesimi; Onan), një skllav i arratisur nga shtëpia e (Filipit; Festusit; Filemonit), ishte mes atyre që dëgjuan predikimin e tij. [2, w98 15/1 f. 29 par. 5]

27. «Kongregacioni i të parëlindurve që janë regjistruar në qiell» (Hebr. 12:23, BR), përbëhet nga (12 apostujt e Krishtit; të krishterët e mirosur të shekullit të parë të e.s.; trupi mbarëbotëror i të krishterëve të mirosur). [6, leximi javor i Biblës; shiko w95 1/10 f. 11 par. 9.]

28. Në Hebrenjve 11:10, «qyteti që ka themele të vërteta» i referohet (Jerusalemit të rindërtuar; qytetit të përmendur në Ezekielin 48:35; Mbretërisë Mesianike). [6, w93 1/12 f. 13 par. 18]

29. «Pozita si zotëri» e përmendur në Judën 8 i referohet (pozitës së Jezuit; sovranitetit të Jehovait; autoritetit të dhënë nga Perëndia në kongregacionin e krishterë). [11, w97 1/9 f. 16 par. 13, 14]

30. Në Zbulesën 11:11, periudha «tri ditë e gjysmë», kur mbetja e mirosur shfaqej si kufoma të vdekurish në sytë e armiqve të saj, i referohet («tre vjet e gjysmë; një periudhë e shkurtër kohe; tre muaj e gjysmë). [15, leximi javor i Biblës; shiko w94 1/3 f. 10 par. 14.]

Përshtat shkrimet që vijojnë me pohimet e shënuara më poshtë:

1. Kor. 6:9-​11; Hebr. 2:1; Hebr. 10:32; Jak. 4:15; 1. Pjet. 3:4

31. Që të kundërveprojmë ndaj propagandës së vazhdueshme që vjen nga kjo botë ndaj së cilës jemi ekspozuar, duhet t’i kushtojmë «më tepër se një vëmendje të zakonshme» Fjalës së Perëndisë, përmes zakoneve të mira të studimit dhe një programi të mirë të leximit të Biblës. [3, leximi javor i Biblës; shiko w98 1/1 f. 7 par. 9.]

32. Sa herë që bëjmë plane për të ardhmen, duhet të shqyrtojmë në lutje se si përshtaten ato me qëllimin e Perëndisë. [7, leximi javor i Biblës; shiko w97 15/11 f. 21 par. 10-11.]

33. «Fryma e qetë dhe e butë» e një gruaje dhe nëne të krishterë i pëlqen jo vetëm burrit të saj, por ajo që është më e rëndësishmja, i pëlqen Perëndisë. [8, leximi javor i Biblës; shiko fy f. 35 par. 18.]

34. Sjellja ndër mend e veprave tona të shkuara të besnikërisë në luftën frymore, mund të shërbejë për të na dhënë kurajën e nevojshme për të përfunduar garën e jetës. [14, w96 1/12 f. 29 par. 3]

35. Dëshmitarët e Jehovait nuk lejojnë asnjë njeri që bëhet pijanec i papenduar të qëndrojë në kongregacionin e krishterë. [15, w96 15/12 f. 25 par. 3]

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo