Mbledhjet e Shërbimit për tetorin
Java që fillon më 4 tetor
Kënga 5 (46)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
17 min.: «E gjithë Fjala profetike e Perëndisë do të dalë e vërtetë!» Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje. Trego disa hollësira nga libri i ri, i cili hedh dritë mbi domethënien e kohëve tona.
18 min.: Ji i vetëdijshëm për vlerën e revistave! Njofto numrin e përgjithshëm të revistave të shpërndara nga kongregacioni muajin e kaluar. Si është ai në krahasim me numrin e revistave që janë marrë nga Shoqata? Nëse ka një diferencë të madhe, çfarë duhet bërë? Ftoje auditorin të komentojë lidhur me pikat e mëposhtme: (1) Çdo lajmëtar duhet të porositë një sasi të mjaftueshme, por të përshtatshme. (2) Konsideroje çdo të shtunë si dita e revistave. (3) Rregullo programin tënd personal të shërbimit, për t’i bërë vend çdo muaj edhe aktivitetit me revista. (4) Planifiko të bësh më shumë dëshmi joformale, duke përdorur revistat për të filluar biseda. (5) Për tregtarët ose për njerëzit e zanateve të ndryshme, zgjidh artikuj të posaçëm që ka më shumë mundësi t’u interesojnë atyre. (6) Mbaj një regjistrim të saktë të numrit të revistave që ke shpërndarë dhe formo një itinerar revistash, duke u kthyer rregullisht me numrat e fundit. (7) Përdori mirë të gjitha kopjet e vjetra të revistave, me qëllim që të mos grumbullohen. Trego revistat e fundit dhe vër theksin tek ata artikuj që mund të nxitin interesin e personave. Fto një lajmëtar të rritur e një të ri dhe secili të demonstrojë një prezantim të shkurtër të revistave.—Shiko shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 1995.
Kënga 7 (51) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 11 tetor
Kënga 9 (37)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Si të gjejmë më shumë gëzim në mbledhje.» Me pyetje dhe përgjigje. Përmend shembuj specifikë se si mund të tregojmë konsideratë dhe se si mund të jemi inkurajues ndaj njëri-tjetrit në mbledhje. Ftoje auditorin të tregojë shembuj nga përvojat personale që ka pasur.
Kënga 20 (93) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 18 tetor
Kënga 22 (130)
10 min.: Njoftime lokale dhe përvoja nga shërbimi në fushë.
13 min.: «A po transferohesh në një vend tjetër?» Fjalim inkurajues nga sekretari i kongregacionit ose nga një vëlla i kualifikuar. Kur lajmëtarët e shohin të nevojshme të transferohen në një kongregacion tjetër, është e rëndësishme të ambjentohen sa më mirë me mjedisin e tyre të ri, që kështu të shmangin ndonjë pengesë frymore. Thekso nevojën për t’i njoftuar pleqtë rreth planeve të tilla, si edhe për të kërkuar mbështetjen e tyre në vënien e kontaktit me kongregacionin e ri.
22 min.: «Çfarë t’i themi një judeu?» Me pyetje dhe përgjigje. Trego se në cilat aspekte ekziston mundësia për të vendosur një bazë të përbashkët me një jude. Për më shumë informacion rreth judaizmit, shiko shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, shkurt 1998 (angl.), librin Të arsyetojmë, faqet 22 dhe 23 (angl.) dhe Njerëzimi në kërkim të Perëndisë, kapitulli 9 anglisht.
Kënga 4 (43) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 25 tetor
Kënga 18 (162)
15 min.: Njoftime lokale. Ndihmoji të gjithë të përgatiten për të ofruar gjatë nëntorit broshurën Çfarë kërkon? ose librin Njohuria. Shpjego se si përgatitet një prezantim që përqendrohet në pyetjen: «A u përgjigjet Perëndia lutjeve tona?» Përdor pika nga mësimi 7 i broshurës ose nga kapitulli 16 i librit, paragrafët 12-14. Demonstro një prezantim të thjeshtë ku përfshihet edhe një shkrim.
15 min.: Si të gjejmë përgjigjet e pyetjeve biblike. Një shërbëtori ndihmës ose një vëllai të kualifikuar i afrohet një lajmëtar që ka takuar një person të interesuar, i cili i ka bërë pyetje nga Bibla. Në vend që t’i japë përgjigjen, shërbëtori ndihmës ose vëllai i kualifikuar shpjegon se si ta gjejë atë. Së pari ai rishikon sugjerimet që gjenden në Kulla e Rojës, 1 tetor 1993, faqe 30, paragrafët 12, 13 dhe në Udhëzuesin e Shkollës, studimi 7, paragrafët 8, 9 anglisht. Shërbëtori ndihmës ose vëllai i kualifikuar, shpjegon se si mund të përdoren për këtë qëllim edhe treguesit që disponohen në gjuhën shqipe, si: Treguesi i temave për Kullën e Rojës, në revistën e 15 dhjetorit; treguesi në revistën Zgjohuni! të dhjetorit; në librin Të organizuar dhe në broshurën Argumente biblike për t’u trajtuar. Më pas, mendojnë së bashku për një pyetje që ngrihet zakonisht në territorin lokal. Kërkojnë referime specifike që kanë të bëjnë me atë temë dhe gjejnë pika bindëse që sqarojnë arsyen themelore të përgjigjes biblike që jepet. Inkurajoje auditorin të bëjë këtë lloj studimi shpërblyes, për kërkimin e pyetjeve biblike.
15 min.: Synimet që mund të vëmë. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Rishiko synimet praktike që jepen në kutinë në faqen 11 të Kullës së Rojës, 15 mars 1997. Përfshi inkurajimin për të marrë pjesë në shërbimin si pionier ndihmës ose i rregullt. Shpjego se si arritja e këtyre synimeve mund të na sjellë personalisht dobi. Ftoje auditorin të tregojë disa prej përvojave të gëzuara që ka përjetuar kur ka mundur të arrijë disa prej synimeve teokratike.
Kënga 21 (191) dhe lutja përmbyllëse.