BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwbr20 shkurt f. 1-4
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2020
  • Nëntema
  • 3-9 SHKURT
  • 10-16 SHKURT
  • 17-23 SHKURT
  • 24 SHKURT–1 MARS
Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2020
mwbr20 shkurt f. 1-4

Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

3-9 SHKURT

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ZANAFILLA 12-14

«Një besëlidhje që ndikon te ti»

(Zanafilla 12:1, 2, nwt) Tani, Jehovai i tha Abramit: «Largohu nga vendi yt, nga farefisi yt dhe nga shtëpia e atit tënd dhe shko në vendin që do të të tregoj. 2 Unë do të të bëj një komb të madh, do të të bekoj e do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të bëhesh bekim për të tjerët.»

it-1 522 ¶4

Besëlidhja

Besëlidhja me Abrahamin. Besëlidhja abrahamike me sa duket hyri në fuqi kur Abrami (Abrahami) kaloi lumin Eufrat rrugës për në Kanan. Ndërsa Besëlidhja e Ligjit u bë 430 vjet më vonë. (Ga 3:17) Kur Abrahami jetonte akoma në Mesopotami, në Urin e kaldeasve, Jehovai i tha të shkonte në vendin që do t’i tregonte ai. (Ve 7:2, 3; Zn 11:31; 12:1-3) Eksodi 12:40, 41 (LXX) na tregon se, pasi izraelitët banuan për 430 vjet në Egjipt dhe në vendin e Kananit, «pikërisht atë ditë» dolën nga Egjipti, ku kishin qenë skllevër. Çlirimi nga Egjipti ndodhi më 14 nisan të vitit 1513 p.e.s., ditën e Festës së Kalimit. (Eks 12:2, 6, 7) Kjo do të na linte të kuptonim se Abrahami e kaloi Eufratin rrugës për në Kanan më 14 nisan të vitit 1943 p.e.s., dhe me sa duket atë ditë hyri në fuqi besëlidhja abrahamike. Pasi kishte bërë një copë rrugë në Kanan dhe kishte arritur deri në Sikem, Perëndia iu shfaq përsëri Abrahamit. Atje Perëndia hodhi më shumë dritë mbi këtë premtim, duke thënë: «Unë do t’ia jap këtë vend pasardhësit tënd.» Në këtë mënyrë tregoi lidhjen e kësaj besëlidhjeje me premtimin që kishte bërë në Eden dhe zbuloi se ‘pasardhësi’ do të vinte nëpërmjet një familjeje njerëzore. (Zn 12:4-7, nwt) Jehovai dha edhe hollësira të tjera për besëlidhjen, siç janë dokumentuar te Zanafilla 13:14-17; 15:18; 17:2-8, 19; 22:15-18.

(Zanafilla 12:3, nwt) Do t’i bekoj ata që të bekojnë dhe do t’i mallkoj ata që të mallkojnë. Pa dyshim, gjithë familjet e tokës do të bekohen nëpërmjet teje.

w89 1/​7 3 ¶4

Pse duhet të dimë të vërtetën për Abrahamin?

Ky është një premtim i jashtëzakonshëm, dhe Abrahami e dëgjoi të paktën edhe dy herë të tjera. (Zanafilla 18:18; 22:18) Që Perëndia ta realizojë këtë premtim, do të ringjallë edhe pjesëtarë të familjeve që janë zhdukur nga faqja e dheut. Jeta për këta të ringjallur do të jetë vërtet një bekim, përderisa shumica e tyre do të vijnë në jetë në një tokë si Parajsa që humbën njerëzit e parë. Më pas do t’u mësohet si ta marrin bekimin e jetës së përhershme.—Zanafilla 2:8, 9, 15-17; 3:17-23.

(Zanafilla 13:14-17, nwt) Pasi Loti ishte ndarë nga ai, Jehovai i tha Abramit: «Të lutem, ngriji sytë dhe, nga vendi ku je, shiko drejt veriut, drejt jugut, drejt lindjes dhe drejt perëndimit, 15 sepse gjithë vendin që po shikon, do të ta jap ty dhe pasardhësit tënd si zotërim të përhershëm. 16 Do ta shtoj pasardhësin tënd si grimcat e pluhurit të tokës, dhe nëse do të mund të numërohen grimcat e pluhurit të tokës, atëherë do të mund të numërohet edhe pasardhësi yt. 17 Ngrihu dhe bjeri vendit për së gjati e për së gjeri, sepse do të ta jap ty.»

it-2 213 ¶3

Ligji

Në bazë të dëshmive historike, disa studiues besojnë që, para se të blihej një truall, blerësit i tregohej vendi nga një pikëvrojtimi, ku i shpjegoheshin saktësisht kufijtë e caktuar. Duke thënë «e shoh», blerësi tregonte ligjërisht se ishte dakord për blerjen. Kur Jehovai i premtoi Abrahamit se do t’i jepte vendin e Kananit, fillimisht i tha të shihte në të katër drejtimet. Abrahami nuk tha «e shoh», ndoshta ngaqë Perëndia pohoi se Tokën e Premtuar do t’ia jepte pasardhësit të Abrahamit, në të ardhmen. (Zn 13:14, 15) Kurse Moisiut, si përfaqësues ligjor i Izraelit, i tha ‘të shihte’ vendin, veprim i cili, nëse çfarë diskutuam më sipër është e saktë, do të tregonte se toka do të kalonte ligjërisht në pronësi të Izraelit. Me të drejtë mund ta shtinin në dorë nën udhëheqjen e Josiut. (Lp 3:27, 28; 34:4; shih edhe ofertën që Satanai i bëri Jezuit te Mt 4:8.) Një veprim tjetër që duket se ka ngjyrim të ngjashëm ligjor ishte të ecje në vendin që do të blije ose të hyje atje për ta pronësuar. (Zn 13:17; 28:13) Në disa dokumente të lashta, numri i pemëve në një pjesë të tokës tregonte sa herë ishte shitur ajo pronë e patundur.—Krahaso Zn 23:17, 18.

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Zanafilla 14:18-20, nwt) Dhe Melkisedeku, mbreti i Salemit, prifti i Perëndisë Më të Lartë, solli bukë e verë, 19 e bekoi Abramin dhe tha: «Bekuar qoftë Abrami nga Perëndia Më i Lartë, Bërësi i qiellit e i tokës! 20 Lëvduar qoftë Perëndia Më i Lartë, që t’i ka dhënë në dorë armiqtë e tu!» Atëherë Abrami i dha atij të dhjetën e çdo gjëje.

(Hebrenjve 7:4-10, nwt) Shihni sa i madh ishte ky njeri, të cilit patriarku Abraham i dha të dhjetën e pjesës më të mirë të plaçkës. 5 Është e vërtetë që, sipas Ligjit, bijtë e Levit që caktohen si priftërinj, urdhërohen të mbledhin të dhjetat nga populli, domethënë nga vëllezërit e tyre, ndonëse edhe ata janë pasardhës të Abrahamit. 6 Ndërsa ky njeri, që nuk vinte nga familja e Levit, mori të dhjetën nga Abrahami dhe e bekoi atë që kishte premtimet. 7 Tani, s’ka dyshim se më i vogli bekohet nga më i madhi. 8 Në njërin rast, ata që marrin të dhjetat, janë njerëz të vdekshëm, kurse në rastin tjetër është një njeri për të cilin dëshmohet se jeton. 9 E mund të thuhet se edhe Levi, që merr të dhjetat, i ka paguar të dhjetat nëpërmjet Abrahamit, 10 sepse ishte ende një pasardhës i ardhshëm i Abrahamit kur këtë e takoi Melkisedeku.

it-2 683 ¶1

Prift

Melkisedeku, mbreti i Salemit, nuk ishte aspak një prift (hohén) i zakonshëm. Bibla s’jep asnjë të dhënë për gjenealogjinë, lindjen ose për vdekjen e tij. Priftërinë nuk e trashëgoi, dhe nuk kishte as pararendës, as pasues si prift. Melkisedeku kishte edhe detyrën e mbretit, edhe atë të priftit. Priftëria e tij kishte epërsi mbi priftërinë levitike, pasi Levi, një pasardhës i ardhshëm i Abrahamit, si të thuash i pagoi të dhjetën Melkisedekut kur Abrahami i dha të dhjetën Melkisedekut dhe u bekua prej tij. (Zn 14:18-20; He 7:4-10) Në këtë mënyrë, Melkisedeku përfaqësoi Jezu Krishtin, atë që do të ishte ‘prift në jetë të jetëve si Melkisedeku’.—He 7:17.

10-16 SHKURT

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ZANAFILLA 15-17

«Jehovai i ndryshon emrin Abramit dhe Sarajës—Pse?»

(Zanafilla 17:1, nwt) Kur Abrami ishte 99 vjeç, Jehovai iu shfaq dhe i tha: «Unë jam Perëndia i Plotfuqishëm. Ec në udhët e mia dhe ji i patëmetë.»

it-1 817

Faji

Udhët e njerëzve janë të shtrembëra dhe veprat e tyre plot defekte. Mëkati dhe faji janë trashëgimia që kanë marrë të gjithë njerëzit nga Adami. (Ro 5:12; Ps 51:5) Por Jehovai, që vetë është i patëmetë, është i mëshirshëm dhe «e di mirë si jemi formuar e nuk harron që jemi veçse pluhur». (Ps 103:13, 14, nwt) Ai e konsideroi Noenë e bindur dhe besnik si ‘të patëmetë mes bashkëkohësve të tij’. (Zn 6:9) Ai e urdhëroi Abrahamin: «Ec në udhët e mia dhe ji i patëmetë.» (Zn 17:1, nwt) Ndonëse këta dy burra ishin të papërsosur dhe vdiqën, në sytë e Jehovait, i cili «sheh në zemër», ishin të patëmetë. (1Sa 16:7, nwt; krahaso 2Mb 20:3; 2Kr 16:9.) Perëndia urdhëroi Izraelin: «Ji i paqortueshëm para Jehovait, Perëndisë tënd.» (Lp 18:13, nwt; 2Sa 22:24) Jehovai dha Birin e tij të patëmetë (He 7:26) si flijim shpërblyes dhe, në bazë të kësaj, mund t’i quajë «të drejtë», pra të patëmetë, ata që tregojnë besim dhe bindje. Por njëkohësisht ruan edhe pozitën e tij si Gjykatësi i drejtë dhe i patëmetë.—Ro 3:25, 26.

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Zanafilla 15:13, 14, nwt) Pastaj Perëndia i tha Abramit: «Pa dyshim pasardhësit e tu do të jenë të huaj në një vend që s’është i tyre, dhe njerëzit e atij vendi do t’i skllavërojnë e do t’i mundojnë ata për 400 vjet. 14 Por unë do ta gjykoj kombin që do t’i skllavërojë, e pas kësaj kanë për të dalë që andej me shumë zotërime.»

it-1 460-461

Kronologjia

Jehovai i tha Abramit (Abrahamit): «Pa dyshim pasardhësit e tu do të jenë të huaj në një vend që s’është i tyre, dhe njerëzit e atij vendi do t’i skllavërojnë e do t’i mundojnë ata për 400 vjet.» (Zn 15:13; shih edhe Ve 7:6, 7.) Këto fjalë u thanë para se të lindte trashëgimtari i premtuar, pra ‘pasardhësi’, Isaku. Në vitin 1932 p.e.s., Abramit i lindi Ismaeli nga skllavja egjiptiane, Agara, kurse më 1918 p.e.s., i lindi Isaku. (Zn 16:16; 21:5) Po të kthehemi 400 vjet prapa që nga Eksodi nga Egjipti, ngjarja që shënoi fundin e ‘mundimeve’ (Zn 15:14), arrijmë në vitin 1913 p.e.s., kur Isaku ishte rreth pesë vjeç. Në këtë kohë Isakut iu hoq gjiri dhe, duke qenë ‘i huaj’ në një vend që s’ishte i tiji, tani ai përjetoi fillimin e mundimeve të parathëna, kur Ismaeli, rreth 19 vjeç, «tallej» me të. (Zn 21:8, 9) Edhe pse në kohët tona talljet e Ismaelit ndaj trashëgimtarit të Abrahamit mund të duken gjë e vogël, nuk konsideroheshin kështu në kohët patriarkale. Kjo kuptohet nga reagimi i Sarës dhe nga fakti që Perëndia e miratoi këmbënguljen e saj për të përzënë Agarën me të birin, Ismaelin. (Zn 21:10-13) E meqë kjo ngjarje është dokumentuar me hollësi në Shkrimet e Shenjta, dëshmon se periudha 400-vjeçare plot mundime nisi në këtë moment dhe nuk do të përfundonte derisa të ndodhte Eksodi nga Egjipti.—Ga 4:29.

17-23 SHKURT

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ZANAFILLA 18-19

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Zanafilla 18:1, nwt) Pas kësaj Jehovai iu shfaq Abrahamit mes pemëve të mëdha në Mamre, ndërsa rrinte ulur në hyrje të tendës, në pikë të vapës.

(Zanafilla 18:22, nwt) Atëherë dy burrat ikën që andej dhe shkuan në drejtim të Sodomës, kurse Jehovai qëndroi me Abrahamin.

w88 15/​5 23 ¶4-5

A e ka parë ndonjë njeri Perëndinë?

Nuk është e vështirë të kuptojmë pse Abrahami iu drejtua zëdhënësit engjëllor të materializuar të Perëndisë si të fliste me vetë Perëndinë Jehova. Meqë ky engjëll tha fjalë për fjalë atë që Perëndia donte t’i thoshte Abrahamit dhe ishte atje si përfaqësues i Perëndisë, me të drejtë në Bibël mund të thuhet se «Jehovai iu shfaq» atij.—Zanafilla 18:1.

Mos harro se zëdhënësi engjëllor i Perëndisë mund ta transmetonte mesazhin e Tij po aq saktë sa ç’ia transmeton një telefon a radio fjalët tona një njeriu tjetër. Kështu, kuptohet pse Abrahami, Moisiu, Manoahu dhe të tjerë mund të flitnin me një engjëll të materializuar sikur të flitnin me vetë Perëndinë. Edhe pse këta njerëz arritën të shihnin engjëj dhe lavdinë e Jehovait të pasqyruar tek ata, nuk panë Perëndinë. Prandaj, kjo nuk bie aspak në kontradiktë me pohimin e Gjonit: «Askush s’e ka parë asnjëherë Perëndinë.» (Gjoni 1:18) Këta njerëz panë përfaqësues engjëllorë dhe jo vetë Perëndinë.

24 SHKURT–1 MARS

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ZANAFILLA 20-21

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Zanafilla 21:33, nwt) Pas kësaj, Abrahami mbolli një pemë bruke në Ber-Shebë dhe atje i thuri lavde emrit të Jehovait, Perëndisë së përjetshëm.

w89 1/​7 20 ¶9

Abrahami—Shembull për të gjithë ata që duan të jenë miq me Perëndinë

9 Abrami bëri një tjetër vepër besimi. Siç thotë Bibla: «Abrami ndërtoi një altar për Jehovain.» (Zanafilla 12:7, nwt) Ka shumë mundësi që kjo të përfshinte një flijim në kafshë, sepse fjala hebraike «altar» do të thotë «vend flijimesh». Më vonë, Abrami e përsëriti këtë vepër besimi edhe në vende të tjera. Veç kësaj, ai ‘i thurte lavde emrit të Jehovait’. (Zanafilla 12:8; 13:18; 21:33) Në gjuhën hebraike kjo shprehje ka edhe kuptimin «të thërrasësh emrin» ose «të shpallësh (të predikosh) emrin». S’diskutohet që familja e Abramit, si edhe kananitët, e kanë dëgjuar tek shpallte me guxim emrin e Perëndisë së tij, Jehovait. (Zanafilla 14:22-24) Po kështu, të gjithë ata që sot përpiqen të lidhin miqësi me Perëndinë, plot besim duhet t’i thurin lavde emrit të tij. Një mënyrë si mund ta bëjnë këtë është nëpërmjet predikimit, ‘duke i paraqitur gjithnjë Perëndisë një flijim lëvdimi, po, frytin e buzëve të tyre, duke shpallur publikisht emrin e tij’.—Hebrenjve 13:15; Romakëve 10:10.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo