BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwbr20 mars f. 1-2
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2020
  • Nëntema
  • 2-8 MARS
  • 16-22 MARS
  • 23-29 MARS
Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2020
mwbr20 mars f. 1-2

Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

2-8 MARS

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ZANAFILLA 22-23

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Zanafilla 22:12) Engjëlli vazhdoi: «Mos e vrit djalin dhe mos i bëj asgjë të keqe, sepse tani e di vërtet që ke nderim të thellë për Perëndinë, pasi nuk ma kurseve birin tënd, të vetmin që ke.»

it-1 853 ¶5-6

Paranjohja dhe paravendosja

Përdorimi përzgjedhës i aftësisë për të paranjohur. Në kontrast me teorinë që fati ynë është i paracaktuar, fjalët paranjohje dhe paravendosje përshkruajnë aftësinë e Perëndisë për ta përdorur në mënyrë përzgjedhëse aftësinë për të paranjohur. Kjo aftësi patjetër përdoret në përputhje me standardet e drejta të Perëndisë dhe me atë që zbulon ai për veten në Fjalën e tij. Shumë shkrime vërtetojnë se Perëndia e shqyrton një situatë që po zhvillohet dhe pastaj merr vendimin në bazë të shqyrtimit.

Për shembull, te Zanafilla 11:5-8 thuhet se Perëndia e drejtoi vëmendjen në tokë dhe shqyrtoi situatën në Babel. Në atë moment përcaktoi veprimin që duhej ndërmarrë për të penguar realizimin e atij projekti të padrejtë. Kur në Sodomë dhe në Gomorrë ishte zhvilluar ligësia, Jehovai i tregoi Abrahamit se kishte vendosur ta hetonte (me anë të engjëjve të tij) atë vend. Për cilin qëllim? Jehovai i tha: «Për të parë nëse po sillen vërtet ashtu si më ka ardhur në vesh britma e ankimit, dhe nëse nuk është kështu, kam për ta marrë vesh.» (Zn 18:20-22; 19:1) Perëndia tha se ‘ishte lidhur ngushtë me Abrahamin’. Megjithatë, vetëm pasi Abrahami shkoi deri aty sa tentoi të flijonte Isakun, Jehovai tha: «Tani e di vërtet që ke nderim të thellë për Perëndinë, pasi nuk ma kurseve birin tënd, të vetmin që ke.»—Zn 18:19; 22:11, 12; krahaso Ne 9:7, 8; Ga 4:9.

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

it-1 604 ¶5

Shpall të drejtë

Si mund të shpallej i drejtë Abrahami para se Krishti të vdiste? Falë besimit të shoqëruar me vepra, Abrahami «u konsiderua i drejtë». (Ro 4:20-22) Patjetër, kjo nuk do të thotë se ai dhe besnikët e tjerë që jetuan para Krishtit ishin të përsosur dhe nuk mëkatonin kurrë. Megjithatë, ngaqë ushtronin besim te premtimi i Perëndisë lidhur me ‘pasardhësin’ dhe ngaqë përpiqeshin të zbatonin urdhërimet e Perëndisë, nuk u konsideruan të padrejtë dhe të larguar nga Jehovai, si pjesa tjetër e njerëzimit. (Zn 3:15; Ps 119:2, 3) Me dashuri, Jehovai i llogariti të pafajshëm, në krahasim me njerëzimin e ndarë nga Perëndia. (Ps 32:1, 2; Ef 2:12) Kështu, për shkak të besimit të tyre, Perëndia mund të kishte një marrëdhënie me këta njerëz të papërsosur dhe t’i bekonte, e në të njëjtën kohë t’u qëndronte besnik standardeve të tij të përsosura për drejtësinë. (Ps 36:10) Prapëseprapë, këta besnikë ishin të vetëdijshëm se kishin nevojë për shpengim nga mëkatet e tyre dhe prisnin kohën kur Perëndia do ta siguronte këtë.—Ps 49:7-9; He 9:26.

16-22 MARS

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ZANAFILLA 25-26

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Zanafilla 26:7) Kur banorët e vendit e pyetnin për të shoqen, Isaku u përgjigjej: «Është motra ime.» Kishte frikë të tregonte që ishte gruaja e vet, se thoshte: «Banorët e vendit mund të më vrasin për shkak të Rebekës», ngaqë ishte e bukur.

it-2 245 ¶6

Gënjeshtra

Ndonëse të gënjesh me keqdashje dënohet rreptësisht në Bibël, kjo s’do të thotë se dikush është i detyruar t’u tregojë të gjitha faktet njerëzve që nuk u takon t’i dinë. Jezu Krishti dha këtë këshillë: «Mos u jepni qenve atë që është e shenjtë, as margaritarët tuaj mos ua hidhni derrave, që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen e t’ju shqyejnë.» (Mt 7:6) Ja pse, me raste Jezui nuk u dha informacione të plota ose përgjigje të drejtpërdrejta disave që pyetën, kur kjo mund të krijonte telashe të panevojshme. (Mt 15:1-6; 21:23-27; Gjo 7:3-10) Me sa duket, për të njëjtën arsye edhe Abrahami, Isaku, Rahaba dhe Eliseu i çorientuan ose nuk u treguan të gjitha faktet atyre që nuk adhuronin Jehovain.—Zn 12:10-19; kap 20; 26:1-10; Js 2:1-6; Jk 2:25; 2Mb 6:11-23.

23-29 MARS

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ZANAFILLA 27-28

«Jakobi merr bekimin që i takon»

(Zanafilla 27:27-29) Kështu ai iu afrua, Isaku e puthi dhe ndjeu aromën e rrobave të tij, pastaj e bekoi dhe tha: «Ja, aroma e tim biri është si aroma e fushës, që Jehovai e ka bekuar. 28 Perëndia i vërtetë të dhëntë vesën e qiejve, toka pjellore, drithë me bollëk dhe verë të re! 29 Popujt të shërbefshin dhe kombet u përkulshin para teje! Qofsh zotëri mbi vëllezërit e tu dhe u përkulshin para teje bijtë e nënës sate! Mallkuar qoftë kush të mallkon dhe bekuar qoftë kush të bekon!»

it-1 341 ¶6

Bekim, bekoj

Në shoqërinë patriarkale, shpesh babai i bekonte djemtë pak para se të vdiste. Kjo ishte një çështje shumë e rëndësishme që vlerësohej jashtë mase. Prandaj Isaku bekoi Jakobin, duke menduar se ishte i parëlinduri i tij, Esau. Isaku i shpalli epërsi dhe begati Jakobit në vend të Esaut, e pa dyshim iu lut Jehovait ta përmbushte bekimin, meqë vetë Isaku ishte i verbër dhe i moshuar. (Zn 27:1-4, 23-29; 28:1, 6; He 11:20; 12:16, 17) Më vonë, plotësisht i vetëdijshëm, Isaku e ripohoi dhe e zgjeroi atë bekim. (Zn 28:1-4) Para se të vdiste, Jakobi bekoi në fillim dy djemtë e Jozefit, pastaj djemtë e vet. (Zn 48:9, 20; 49:1-28; He 11:21) Po kështu, para se të vdiste, Moisiu bekoi tërë kombin e Izraelit. (Lp 33:1) Në të gjitha këto raste, koha tregoi se ata folën në mënyrë profetike. Në disa raste, ai që thoshte bekimin e vinte dorën te koka e atij që merrte bekimin.—Zn 48:13, 14.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo