Predikojmë rrugën e Perëndisë për të sjellë paqe dhe siguri
1 Njerëzit kanë dhënë shumë propozime për të sjellë paqe dhe siguri, por asnjë prej tyre nuk i plotëson nevojat e vërteta të banorëve të tokës. Edhe pse urrejtjet fetare, raciale dhe kombëtare, të lidhura me ambicjet politike dhe lakminë, duket sikur janë pengesat kryesore për realizimin e një bote me paqe dhe siguri, të krishterët e vërtetë e dinë se pengesat reale janë Satana Djalli dhe refuzimi i njeriut për t’iu nënshtruar Perëndisë Jehova.—Psalmi 127:1; Jer. 8:9; 1. Gjoni 5:19.
2 Në prill do të përpiqemi të ndihmojmë njerëzit për të kuptuar se rruga e Perëndisë për të sjellë paqe dhe siguri është në të vërtetë e vetmja dhe se Jehovai e ka zgjidhjen e qëndrueshme për të gjitha problemet e njerëzimit.
3 Të përdorim fletushkat e reja: Këtë mesazh inkurajues mund ta transmetojmë duke përdorur fletushkat e reja të paraqitura në kongresin krahinor «Mbajtësit e dritës». Një shfaqje e thjeshtë ka treguar përdorimin e fletushkës n. 19, A do të mbijetojë kjo botë?, për të filluar një bisedë dhe pastaj një studim biblik. Përmbushja e mrekullueshme e profecisë së Jezuit mbi fundin e kësaj bote duhet të tërheqë vëmendjen e shumë njerëzve.
4 Sot, miliona njerëz janë të zhgënjyer dhe do të donin shumë të rrinin më mirë e të kishin paqe të vërtetë, siguri dhe qetësi. Fletushka n. 20, Ngushëllim për të dëshpëruarit, mund t’u japë me të vërtetë zemër shumë njerëzve.
5 Fletushka n. 21, Gëzo jetën familjare, jep këshilla praktike për ta përmirësuar qysh tani jetën familjare në pritje të një të ardhmeje të mrekullueshme në botën e re të Perëndisë.
6 Fletushka n. 22 i përgjigjet hapur pyetjes Kush sundon në të vërtetë mbi botën? Shpjegon se përse njerëzit kanë krijuar sisteme nga më të egrit për të torturuar dhe shqyer njëri-tjetrin edhe pse shumica dëshiron një jetë në paqe dhe siguri. Në vendet qiellore ekzistojnë forca të liga frymore dhe gënjeshtra më e zgjuar e Satanait ishte ajo që i bëri shumë njerëz të besojnë se ai dhe demonët e tij nuk ekzistojnë.
7 Të fillojmë studime biblike: Një studim biblik mund të fillohet me një fletushkë, një broshurë, një revistë ose një libër. Nëse shihni se i zoti i shtëpisë ka një botim tonin, me takt përpiquni t’i tregoni se si mund ta përdorë për të studiuar Biblën. Fletushkat e reja janë mjete të shkëlqyera për të përcaktuar shkallën e interesit të të zotit të shtëpisë dhe për të filluar studime biblike. Veç kësaj, në shërbim atyre që tregojnë interes të sinqertë për të vërtetën mund t’u ofrohet libri Lajmi i mirë i cili na bënë të lumtur.
8 Siguria e vërtetë mund të vijë vetëm nga Krijuesi, Perëndia Jehova. Le të ndihmojmë sa më shumë njerëz që mundim për t’ia hapur zemrën dhe mendjen e tyre të vërtetës së Fjalës së Perëndisë dhe për të përqafuar shpresën që ofron ajo. Le t’i përdorim mirë, pra, mjetet që kemi për të predikuar dhe mësuar rrugën e Perëndisë që do të sjellë paqe dhe siguri.—Isaia 2:3, 4.