Bibla—Burim ngushëllimi dhe shprese në një botë me halle
1 Kjo botë e mban njerëzimin nën shtypje të tmerrshme dhe në nevojë për ngushëllim dhe shpresë. Bibla është burimi i vetëm i ngushëllimit të vërtetë. Ajo ofron shpresë për një botë të re të drejtë. (Rom. 15:4; 2. Pjetr. 3:13) Libri Mendjehollësi (angl.), vëllimi I, faqe 311, vëren: «Pa Biblën ne nuk do të njihnim Jehovain, nuk do të njihnim dobitë e mrekullueshme që vijnë nga flijimi shpërblyes i Krishtit dhe nuk do të kuptonim kërkesat që duhej të njihnim për të marrë jetën e përhershme ose si një pjesëtar i qeverisë ose si një nënshtetas nën Mbretërinë e drejtë të Perëndisë.»
2 Gjatë nëntorit do të tërheqim vëmendjen në veçanti mbi rolin që luan Fjala e Perëndisë, Bibla, për të ndihmuar njerëzit që të ballafaqojnë presionet e ardhura nga bota. Do të ofrojmë broshurat A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? dhe Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh? Çfarë mund të themi për të ndihmuar ata individë të prirë nga drejtësia që të çmojnë vlerën e Biblës?
3 Pasi të prezantohesh, mund të thuash diçka të tillë:
◼ «Me siguri je dakort se jemi të rrethuar nga probleme që priren të grabisin paqen tonë mendore. Ku mund të gjejmë këshilla praktike që na tregojnë se si të ballafaqohemi me këto probleme? [Lëre të përgjigjet.] Unë kam vërejtur se Bibla të jep siguri sepse ajo na mëson se si të jemi të lumtur. [Lexo Lukën 11:28.] Qëllimi i veprës sonë është që të inkurajojë njerëzit për të lexuar Biblën dhe për të përfituar nga udhëzimet e saj. Kjo broshurë Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh? që është një ndihmëse për të studiuar Biblën, mund të të ndihmojë për ta bërë këtë. Vëre se çfarë thotë mbi shkakun e problemeve të shumta të botës. [Lexo paragrafin 6 në faqen 23.] Nëse të pëlqen ta lexosh këtë broshurë, jam i lumtur të ta lë këtë kopje.»
4 Ti mund të zgjedhësh që të përdorësh një prezantim të thjeshtë si ky:
◼ «Jemi të interesuar për të inkurajuar një respekt më të madh për Fjalën e Perëndisë, Biblën. Do të më pëlqente të të jepja një kopje të kësaj fletushke Pse mund të besosh në Biblën. Ajo shpjegon se përse mund të shikojmë nga Bibla për të gjetur një shpresë të sigurt për një botë më të mirë. [Shko në faqen 6 dhe lexo Psalmin 37:29 bashkë me përfundimin e paragrafit.] Lexoje vetë këtë fletushkë dhe herën tjetër kur të bëj një vizitë më trego se çfarë mendon mbi shpresën që ofron Bibla.»
5 Disa lajmëtarë mund të kenë dëshirë të përdorin këtë mënyrë direkte për të filluar një studim biblik:
◼ «Po e bëj këtë vizitë për të të ofruar një studim biblik pa pagesë në shtëpi. Bibla është e frymëzuar nga Perëndia dhe udhëzimet e saj mund të të ndihmojnë për të rregulluar gjërat. Kjo broshurë Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh? ka ndihmuar shumë njerëz përreth botës për të studiuar Biblën. Por, le të tregoj shkurtimisht se si mund ta përdorim atë. [Sipas interesit të treguar, lexo një ose dy shkrime të cituara në broshurë dhe trajtoi ato. Shpjego se si duke konsideruar shkrimet e cituara do të zbulojmë se çfarë ka si qëllim Perëndia për të kryer në lidhje me Mbretërinë e tij.] Do të më pëlqente të kthehesha dhe të bisedonim më tej mbi shpresën e Mbretërisë.»
6 Bibla është burim i ngushëllimit, i shpresës dhe i së vërtetës që mund të na udhëheqë në jetën e përhershme. (Gjon. 17:3, 17) Duke e ndarë njohurinë e Biblës me të tjerët kënaqim Jehovain, «i cili dëshiron që të gjithë njerëzit të shpëtohen».—1. Tim. 2:4, Dio.