Të ndihmojmë të tjerët duke përdorur revistat
1 Sa të lumtur jemi kur marrim numrin e fundit të Kullës së Rojës. Mezi presim rastin për ta lexuar që të nxjerrim kështu dobi nga informacionet që paraqet. Është ide e mirë që jo vetëm të shohim për materiale që mund të na ndihmojnë personalisht, por edhe për pika të përshtatshme që mund të përdorim në ofrimin e revistës të tjerëve. Në kopjen tonë mund të nënvizojmë ato pjesë që mendojmë se u interesojnë më shumë personave të territorit ose të shënojmë anash se cilat janë pikat e përshtatshme për bisedim dhe si mund të prezantohet artikulli lokalisht.
2 Vlera e revistës sonë është e qëndrueshme. Megjithëse, mund t’i japim përparësi revistës së fundit, nuk ka arsye për t’i hedhur numrat e kaluar, sepse informacionet janë gjithnjë aktuale. Mbaj disa numra të kaluar në çantën e shërbimit në mënyrë që t’i kesh në dispozicion kur dëshmon. Mund të të jenë të dobishme veçanërisht kur vëren një nevojë të veçantë të të zotit të shtëpisë. Edhe kur lihet një revistë e vjetër është e drejtë t’i përmendet të zotit të shtëpisë mundësia që ka për të kontribuar në veprën e predikimit.