BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/94 f. 3
  • Bekime që vijnë duke punuar me të tjerët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bekime që vijnë duke punuar me të tjerët
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Material i ngjashëm
  • Pionierët ndihmojnë të tjerët
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • A mund t’i ndihmosh të tjerët të bëhen dishepuj?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Metoda për të predikuar lajmin e mirë
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Gjej gëzim në veprën e bërjes së dishepujve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 11/94 f. 3

Bekime që vijnë duke punuar me të tjerët

1 A mendon se mund të nxjerrim dobi duke punuar me të tjerët në shërbim? Jezui mendoi se po. Megjithëse e korra ishte e madhe dhe punëtorët ishin pak, ai dërgoi 70 dishepuj në fushë «dy nga dy». Çfarë shpërblimi morën gjatë gjithë kohës që ata predikuan «në çdo qytet dhe vend, ku ai do të shkonte!»—Luka 10:1, 17, Dio; Mat. 9:37.

2 Kjo është një nxitje për të punuar me të tjerët. Disa nga ne janë të ndrojtur dhe e kanë të vështirë të afrojnë një të panjohur. Dikush tjetër në krah mund të na japë besim për të folur me guxim mbi Fjalën e Perëndisë. Kur dikush tjetër është me ne, mund ta kemi më të lehtë për ta kryer punën në atë mënyrë që na është mësuar. (Prov. 27:17) Një burrë i mençur tha: «Dy vlejnë më mirë se një i vetëm.»—Eklis. 4:9, Dio.

3 Është gjë e mirë të punojmë me lajmëtarë dhe pionierë të ndryshëm. Ndër ata që apostulli Pavël shoqëroi në shërbim përfshiheshin Barnaba, Sila, Timoteu dhe Gjon Marku. Dhe ata gëzuan shumë bekime ndërsa predikonin së bashku. Mund të themi të njëjtën gjë edhe sot. A ke punuar me dikë që ka qenë për një kohë të gjatë në të vërtetën? Pasi ke vërejtur shkathtësinë e tij në dhënien e dëshmisë, ke fituar me siguri disa ide të mira të cilat të kanë ndihmuar që të përmirësohesh. A ke shoqëruar lajmëtarë që relativisht janë të rinj? Atëherë mund të kesh ndarë me ta diç nga ato që ke mësuar dhe kështu mund t’i kesh ndihmuar për të qenë më të efektshëm dhe që të provojnë më shumë gëzim në shërbimin e tyre.

4 A po drejton tani ndonjë studim biblik? Nëse po, përse nuk fton një nga pleqtë apo mbikëqyrësin qarkor që të të shoqërojë? Studentët e tu të Biblës do të përfitojnë nga njohja me mbikëqyrësin. Nëse ngurron për të drejtuar studimin në prani të një plaku, ndoshta ai do të jetë i gatshëm për ta drejtuar dhe ti mund të vëresh. Më pas, ndihu i lirë për t’i kërkuar sugjerime atij se si mund të ndihmohet studenti që të përparojë sa më shpejt.

5 Ji një shoqëri inkurajuese kur punon me të tjerët. Ji pozitiv në lidhje me komentet që bën mbi territorin. Mos merr kurrë nëpër gojë të tjerët dhe mos u anko për rregullimet në kongregacion. Mbaje mendjen të përqendruar në shërbim dhe në bekimet që vijnë nga Jehovai. Nëse vepron kështu, ti dhe shokët e tu do të ktheheni në shtëpi të gjallëruar frymësisht.

6 Rrethanat mund të krijojnë vështirësi që të punosh rregullisht me vëllezërit dhe motrat e tjera. Megjithatë, nëse është e mundur, pse të mos programosh që herë pas here të punosh me lajmëtarë të tjerë? Do të jini që të dy të bekuar!—Rom. 1:11, 12.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo