BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • Sot

E hënë, 3 nëntor

Mos vallë [Jehovai] e thotë diçka dhe nuk e bën?!—Num. 23:19.

Një mënyrë si ta forcojmë besimin është duke menduar thellë për shpërblesën. Shpërblesa është një garanci se premtimet e Perëndisë do të bëhen realitet. Kur i bluajmë mirë në mendje arsyet pse u sigurua shpërblesa dhe sa shumë sakrifikoi Jehovai, na forcohet besimi se premtimi i Perëndisë për të jetuar pa fund në një botë më të mirë do të plotësohet pa fije dyshimi. Pse ndodh kështu? Po ja, mendo pak çfarë sakrifikoi Jehovai për të siguruar shpërblesën. Ai dërgoi nga qielli Birin e shtrenjtë të parëlindur, mikun më të ngushtë, që të lindte si njeri i përsosur. Kur ishte në tokë, Jezui duroi lloj-lloj vështirësish, e në fund pati një vdekje të dhimbshme. Çfarë çmimi të lartë pagoi Jehovai! Perëndia ynë i dashur nuk do të lejonte kurrë që Biri i tij të vuante e të vdiste thjesht që të kishim një jetë më të mirë, por fare të shkurtër. (Gjoni 3:16; 1 Pjet. 1:18, 19) Përderisa pagoi një çmim kaq të lartë, Jehovai do të sigurohet që jeta pa fund në botën e re të bëhet realitet. w23.04 27 ¶8-9

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E martë, 4 nëntor

Ku janë thumbat e tu, o Vdekje?—Hoz. 13:14.

A ka Jehovai dëshirë t’i ringjallë të vdekurit? Absolutisht po! Ai frymëzoi disa shkrimtarë të Biblës që ta hidhnin me shkrim premtimin e tij për një ringjallje në të ardhmen. (Isa. 26:19; Zbul. 20:11-13) E kur Jehovai bën një premtim, e mban gjithmonë. (Jos. 23:14) Në fakt, ai ka dëshirë të zjarrtë t’i kthejë në jetë të vdekurit. Të mendojmë pak për atë që tha patriarku Job. Ai ishte i sigurt se edhe po të vdiste, Jehovai do të kishte mall ta shihte prapë gjallë. (Jobi 14:14, 15) Jehovai ndien po kaq mall për të gjithë adhuruesit e tij që kanë vdekur. Ai vlon nga dëshira t’i kthejë në jetë plot shëndet e të lumtur. Po ç’të themi për ata miliarda njerëz që kanë vdekur pa pasur mundësi të mësonin të vërtetën për Jehovain? Perëndia ynë i dashur dëshiron t’i ringjallë edhe ata. (Vep. 24:15) Ai dëshiron të kenë mundësi të bëhen miq të tij e të jetojnë përgjithmonë në tokë.—Gjoni 3:16. w23.04 9 ¶5-6

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E mërkurë, 5 nëntor

Falë Perëndisë do të marrim fuqi.—Psal. 108:13.

Si mund ta forcosh shpresën tënde? Nëse ke shpresën që të jetosh përgjithmonë në tokë, lexo fragmente nga Bibla ku përshkruhet Parajsa dhe medito rreth tyre. (Isa. 25:8; 32:16-18) Përfytyro si do të jetë jeta në botën e re. Imagjinoje veten atje. Nëse e mbajmë gjithmonë të kthjellët në mendje shpresën e botës së re, problemet tona do të jenë «kalimtare dhe të lehta». (2 Kor. 4:17) Me anë të shpresës që të ka dhënë, Jehovai do të të bëjë të fortë. Ai të ka siguruar gjithçka që të nevojitet për të marrë forcë prej tij. Prandaj, kur ke nevojë për ndihmë që të kryesh një caktim, të përballosh një sprovë ose të ruash gëzimin, lutju me zjarr Jehovait dhe kërko drejtimin e tij nëpërmjet studimit personal. Prano inkurajimin që të japin vëllezërit e motrat. Mbaje të kthjellët në mendje shpresën tënde. Kështu ‘do të marrësh gjithë forcën që të duhet nga fuqia e lavdishme [e Perëndisë], që të përballosh çdo gjë me durim e gëzim’.—Kolos. 1:11. w23.10 17 ¶19-20

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo