BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • Sot

E martë, 4 nëntor

Ku janë thumbat e tu, o Vdekje?—Hoz. 13:14.

A ka Jehovai dëshirë t’i ringjallë të vdekurit? Absolutisht po! Ai frymëzoi disa shkrimtarë të Biblës që ta hidhnin me shkrim premtimin e tij për një ringjallje në të ardhmen. (Isa. 26:19; Zbul. 20:11-13) E kur Jehovai bën një premtim, e mban gjithmonë. (Jos. 23:14) Në fakt, ai ka dëshirë të zjarrtë t’i kthejë në jetë të vdekurit. Të mendojmë pak për atë që tha patriarku Job. Ai ishte i sigurt se edhe po të vdiste, Jehovai do të kishte mall ta shihte prapë gjallë. (Jobi 14:14, 15) Jehovai ndien po kaq mall për të gjithë adhuruesit e tij që kanë vdekur. Ai vlon nga dëshira t’i kthejë në jetë plot shëndet e të lumtur. Po ç’të themi për ata miliarda njerëz që kanë vdekur pa pasur mundësi të mësonin të vërtetën për Jehovain? Perëndia ynë i dashur dëshiron t’i ringjallë edhe ata. (Vep. 24:15) Ai dëshiron të kenë mundësi të bëhen miq të tij e të jetojnë përgjithmonë në tokë.—Gjoni 3:16. w23.04 9 ¶5-6

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E mërkurë, 5 nëntor

Falë Perëndisë do të marrim fuqi.—Psal. 108:13.

Si mund ta forcosh shpresën tënde? Nëse ke shpresën që të jetosh përgjithmonë në tokë, lexo fragmente nga Bibla ku përshkruhet Parajsa dhe medito rreth tyre. (Isa. 25:8; 32:16-18) Përfytyro si do të jetë jeta në botën e re. Imagjinoje veten atje. Nëse e mbajmë gjithmonë të kthjellët në mendje shpresën e botës së re, problemet tona do të jenë «kalimtare dhe të lehta». (2 Kor. 4:17) Me anë të shpresës që të ka dhënë, Jehovai do të të bëjë të fortë. Ai të ka siguruar gjithçka që të nevojitet për të marrë forcë prej tij. Prandaj, kur ke nevojë për ndihmë që të kryesh një caktim, të përballosh një sprovë ose të ruash gëzimin, lutju me zjarr Jehovait dhe kërko drejtimin e tij nëpërmjet studimit personal. Prano inkurajimin që të japin vëllezërit e motrat. Mbaje të kthjellët në mendje shpresën tënde. Kështu ‘do të marrësh gjithë forcën që të duhet nga fuqia e lavdishme [e Perëndisë], që të përballosh çdo gjë me durim e gëzim’.—Kolos. 1:11. w23.10 17 ¶19-20

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E enjte, 6 nëntor

Falënderoni Perëndinë për çdo gjë.—1 Sel. 5:18.

Kemi plot arsye për ta falënderuar Jehovain në lutje. Mund ta falënderojmë për çdo gjë të mirë që kemi, sepse ai është burimi i çdo dhurate të mirë. (Jak. 1:17) Për shembull, mund t’i themi sa i çmojmë bukuritë e tokës dhe mrekullitë e krijimit. Gjithashtu mund t’i shprehim mirënjohje për jetën, për familjen tonë, për miqtë dhe për shpresën që kemi. Duam ta falënderojmë Jehovain edhe për mundësinë që të gëzojmë një miqësi të çmuar me të. Ndoshta duhet të bëjmë përpjekje për të kujtuar arsyet pse i jemi personalisht mirënjohës Jehovait. Jetojmë në një botë mosmirënjohëse. Zakonisht njerëzit e kanë mendjen vetëm si të marrin atë që duan, jo si të tregojnë mirënjohje për ato që kanë. Nëse fillojmë të përvetësojmë këtë qëndrim, lutjet tona mund të kthehen në një listë kërkesash. Që të mos lejojmë të ndodhë kështu, duhet të vazhdojmë ta ushqejmë e ta shprehim mirënjohjen për gjithë sa bën Jehovai për ne.—Luka 6:45. w23.05 4 ¶8-9

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo