BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • Sot

E enjte, 6 nëntor

Falënderoni Perëndinë për çdo gjë.—1 Sel. 5:18.

Kemi plot arsye për ta falënderuar Jehovain në lutje. Mund ta falënderojmë për çdo gjë të mirë që kemi, sepse ai është burimi i çdo dhurate të mirë. (Jak. 1:17) Për shembull, mund t’i themi sa i çmojmë bukuritë e tokës dhe mrekullitë e krijimit. Gjithashtu mund t’i shprehim mirënjohje për jetën, për familjen tonë, për miqtë dhe për shpresën që kemi. Duam ta falënderojmë Jehovain edhe për mundësinë që të gëzojmë një miqësi të çmuar me të. Ndoshta duhet të bëjmë përpjekje për të kujtuar arsyet pse i jemi personalisht mirënjohës Jehovait. Jetojmë në një botë mosmirënjohëse. Zakonisht njerëzit e kanë mendjen vetëm si të marrin atë që duan, jo si të tregojnë mirënjohje për ato që kanë. Nëse fillojmë të përvetësojmë këtë qëndrim, lutjet tona mund të kthehen në një listë kërkesash. Që të mos lejojmë të ndodhë kështu, duhet të vazhdojmë ta ushqejmë e ta shprehim mirënjohjen për gjithë sa bën Jehovai për ne.—Luka 6:45. w23.05 4 ¶8-9

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E premte, 7 nëntor

[Vazhdoni të kërkoni] me besim, pa dyshuar aspak.—Jak. 1:6.

Si Ati ynë i dashur, Jehovait i dhemb zemra kur sheh që vuajmë. (Isa. 63:9) Megjithatë, ai nuk na mbron nga të gjitha sprovat që mund të jenë si një lumë ose si flakë zjarri. (Isa. 43:2) Ama premton se do të na ndihmojë ‘të kalojmë përmes’ tyre. E ai s’ka për të lejuar që sprovat të na shkaktojnë ndonjë dëm të përhershëm. Jehovai na jep edhe frymën e tij të fuqishme për të na ndihmuar të qëndrojmë të palëkundur. (Luka 11:13; Filip. 4:13) Si rezultat, mund të jemi të sigurt se do të kemi gjithmonë fiks atë që na duhet për t’u bërë ballë sprovave e për t’i qëndruar besnikë. Jehovai pret të kemi besim tek ai. (Hebr. 11:6) Hera-herës problemet tona mund të na duken si mure të pakapërcyeshme. Madje mund të dyshojmë nëse Jehovai do të na ndihmojë. Por Bibla na siguron se falë fuqisë së Perëndisë ‘mund të kalojmë mure’. (Psal. 18:29) Prandaj në vend që të lejojmë të na gërryejë dyshimi, duhet të lutemi me besim të plotë, të sigurt se Jehovai do t’u përgjigjet lutjeve tona.—Jak. 1:6, 7. w23.11 22 ¶8-9

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E shtunë, 8 nëntor

[Dashuria] është si zjarr flakërues, vetë flaka e Jah. Ujërat e trazuara nuk e shuajnë dot dashurinë, as lumenjtë s’e marrin dot me vete.—Këng. 8:6, 7.

Çfarë përshkrimi i bukur për dashurinë e vërtetë! Këto fjalë i sigurojnë çiftet e martuara për këtë të vërtetë: është e mundur ta mbani të fortë dashurinë për njëri-tjetrin. Është në dorë të çiftit të kenë një dashuri të pashuar për njëri-tjetrin për sa kohë të jenë gjallë. Ta ilustrojmë: një zjarr mund të rrijë ndezur pambarimisht—por vetëm nëse i hedhim dru. Nëse askush nuk kujdeset për të, me kalimin e kohës zjarri do të shuhet. Po njësoj, dashuria mes një burri dhe një gruaje mund të qëndrojë e fortë pambarimisht—por vetëm nëse çifti e ushqen. Ndonjëherë, një çift mund të ndiejë që dashuria e tyre po ftohet, sidomos kur janë të rënduar nga vështirësitë ekonomike, problemet shëndetësore ose streset që sjell rritja e fëmijëve. Prandaj, për ta mbajtur ndezur ‘flakën e Jah’, burri dhe gruaja duhet të punojnë që të kenë një miqësi të fortë me Jehovain. w23.05 20-21 ¶1-3

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo