BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • Sot

E premte, 26 shtator

Herët në mëngjes, . . . [Jezui] shkoi në një vend të veçuar, e atje nisi të lutej.—Mar. 1:35.

Me lutjet që i bëri Jehovait, Jezui u la një shembull dishepujve të tij. Gjatë gjithë shërbimit në tokë, ai lutej shpesh. Jezuit i duhej të rezervonte kohë për t’u lutur, ngaqë shpesh ishte i zënë dhe kishte shumë njerëz përreth. (Mar. 6:31, 45, 46) Ai ngrihej herët në mëngjes, që të kishte mundësi të ishte vetëm për t’u lutur. E të paktën në një rast, u lut gjithë natën para se të merrte një vendim të rëndësishëm. (Luka 6:12, 13) Veç kësaj, Jezui u lut pareshtur natën para se të vdiste, ndërsa ishte i përqendruar plotësisht te përmbushja e pjesës më të vështirë të caktimit të tij në tokë. (Mat. 26:39, 42, 44) Shembulli i Jezuit na mëson se, sado të ngarkuar qofshim, duhet të lëmë kohë për t’u lutur. Ashtu si Jezui, mund të na duhet të rezervojmë kohë për lutjet, ndoshta duke u ngritur herët në mëngjes ose duke fjetur pak më vonë në darkë. Kështu i tregojmë Jehovait mirënjohjen për këtë dhuratë speciale. w23.05 3 ¶4-5

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E shtunë, 27 shtator

Fryma e shenjtë që na u dha, i ka mbushur zemrat tona me dashurinë e Perëndisë.—Rom. 5:5.

Vër re fjalën «mbush» që përdoret në vargun më sipër. Sipas një vepre referimi, ajo përcjell idenë se dashuria e tij «vërshon si lumë». Çfarë fjale e fuqishme për të nxjerrë në pah sa e madhe është dashuria e Jehovait për të mirosurit! Të mirosurit e dinë se janë «të dashur për Perëndinë». (Jud. 1) Apostulli Gjon i shprehu ndjenjat e tyre me këto fjalë: «Shihni sa e madhe është dashuria e Atit për ne, i cili na lejon të quhemi fëmijë të Perëndisë.» (1 Gjon. 3:1) A kufizohet dashuria e Jehovait vetëm te të mirosurit? Jo. Jehovai ka treguar qartë se e do shumë secilin prej nesh. Cila është shprehja më e madhe e dashurisë së Jehovait? Shpërblesa—akti më i pashembullt i dashurisë në mbarë universin.—Gjoni 3:16; Rom. 5:8. w24.01 28 ¶9-10

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E diel, 28 shtator

Ditën që do të të thërras për ndihmë, armiqtë e mi do t’ia mbathin. Për këtë jam i sigurt: Perëndia është me mua.—Psal. 56:9.

Vargu më sipër zbulon një mënyrë si e mposhti frikën Davidi: edhe pse e kishte jetën në fije të perit, ai bluante në mendje ç’do të bënte për të Jehovai. Davidi ishte i sigurt se Jehovai do ta çlironte në kohën e duhur. Fundja, vetë Jehovai kishte thënë se Davidi do të ishte mbreti i ardhshëm i Izraelit. (1 Sam. 16:1, 13) E Davidi s’kishte pikë dyshimi që nëse Jehovai premtonte diçka, ishte punë e mbaruar. Po për ty, çfarë ka premtuar se do të bëjë Jehovai? Nuk presim që ai të na mbrojë nga çdo problem. Ama, çfarëdo problemesh të përballosh në këtë sistem, Jehovai do t’i zhdukë të gjitha në botën e re. (Isa. 25:7-9) Pa dyshim që Krijuesi ynë ka aq fuqi sa të kthejë në jetë të vdekurit, të na shërojë dhe të eliminojë të gjithë armiqtë.—1 Gjon. 4:4. w24.01 6 ¶12-13

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo